Është publikuar botimi i ri i Rrjetit Stella Jashtë ekranit: Zbulimi i dhunës digjitale me bazë gjinore përmes rishikimit kritik në lidhje.
Me qëllimin që të paraqesim aspekte të ndryshme të dhunës digjitale me bazë gjinore (DhDBGj), mbrojtjen dhe parandalimin, si dhe njohjen e pasojave që ndodhin pasi një grua ose vajzë është e ekspozuar ndaj këtij lloji të dhunës, kemi publikuar botimin në gjuhën maqedonase dhe shqip.
Botimi përmban 10 ese dhe një poezi, të cilat në mënyra të ndryshme trajtojnë nevojën për informim për format e dhunës, mbrojtjen institucionale dhe ligjore, por edhe mundësinë e mbështetjes dhe ndihmës psikologjike.
Përmes përfshirjes së autorëve dhe autoreve, me prejardhje të ndryshme dhe ekspertizë të ndryshme, kemi krijuar një botim që paraqet realisht të gjitha sfidat e DhDBGj, ndërsa përmes pyetjeve të ndryshme, të cilave përgjigje u japin esetë, kemi konfirmuar vetëm edhe një herë fokusin tonë në përfshirjen, kryqëzimin dhe krijimin e hapësirave të sigurta si online ashtu edhe offline.

Esetë u botuan në media në gjuhën maqedonase dhe shqipe dhe shprehim mirënjohjen tonë për redaksitë që siguruan hapësirë për këtë temë të rëndësishme. Falënderojmë veçanërisht autorët dhe autoret që shkruan dhe hulumtuan mbi këtë temë dhe në mënyra të ndryshme mbuluan rëndësinë e të qenit të zëshëm, solidar dhe shprehjen e ekspertizës dhe mbështetjes për njohjen e dhunës digjitale me bazë gjinore.
Publikimi Jashtë ekranit: Zbulimi i dhunës digjitale me bazë gjinore përmes rishikimit kritik”, është pjesë e nismës “Kur dhuna digjitale me bazë gjinore del jashtë ekranit”. Projekti financohet nga Ambasada Zvicerane në Shkup
Shihni më shumë dhe shkarkoni dokumentin