Stella Network News AL

Rrjeti i Mentorimit të Stella po rritet!

Ju ftojmë të bëheni pjesë e Rrjetit të Mentorimit të Grave

Bashkohuni si mentore dhe ndani njohuritë tuaja me vajzat dhe gratë që kërkojnë përparim akademik, personal dhe profesional. 

ÇFARË ËSHTË RRJETI MENTORUES?

Platformë online që lidh vajzat dhe gratë me mentore me përvojë që ofrojnë mentorim individual në fusha të ndryshme akademike dhe profesionale.

Rrjeti Stella aktualisht ka rreth 150 mentore, të cilëve do t’u bashkohen mentore të reja për projektin Kapërcimi i Pabarazive, i fokusuar në hendekun gjinor dhe pabarazinë sistematike me të cilën përballen vajzat. 

Gjatë viteve 2023-2025, në bashkëpunim me Këshillin Rinor Nacional të Maqedonisë (Mladi Hub), do të realizohen aktivitete të ndryshme të dedikuara për ngritjen e vetëdijes për barazinë gjinore, ndër të cilat Rrjeti Stella do të punojë për ta çuar procesin e mentorimit në shkollat e mesme. 

Për këtë qëllim, Rrjeti Stella, me ndihmën tuaj, do të realizojë 200 mentorime me vajza nga 15 deri në 19 vjeç. 

Udhëzime dhe këshilla një me një për gratë dhe vajzat e mentoruara përmes mentorimit individual në ndjekjen e studimeve të mëtejshme dhe/ose vende pune që i përshtaten më mirë interesave të tyre. 

Për të siguruar mbështetje dhe solidariteti i vajzave në shkollat e mesme – ju ftojmë t’i bashkoheni Rrjetit Stella si mentore. 

Mentore mund të jetë çdo grua që dëshiron të ndajë kohën dhe njohuritë e saj përmes seancave të mentorimit, online ose në takime të drejtpërdrejta, në marrëveshje me vajzën e mentoruar. Nevojiten mentore nga një sërë formimesh profesionale dhe nivelesh arsimore, ndaj ju inkurajojmë të gjithëve të plotësoni Aplikacionin. Ndani motivimin dhe informacionin tuaj dhe ne do t’ju kontaktojmë për hapat e ardhshëm. 

Mentorët do të kenë mbështetje nga Rrjeti Stella në zhvillimin e aftësive të tyre personale – si mentore, por edhe për kohëzgjatjen e procesit të mentorimit. Ekipi i Rrjetit Stella do të ndihmojë dhe udhëzojë mentoret për të arritur rezultate të suksesshme!

*proceset e mentorimit përtej këtij projekti vazhdojnë si më parë – të hapura për të gjitha vajzat dhe gratë duke mundësuar solidaritet dhe mbështetje. 

Read more

Tejkalimi i pabarazisë mes të rinjve

Rrjeti Stella, filloi si një iniciativë me fokus qasjen në arsimin e lartë dhe fuqizimin ekonomik për gratë dhe vajzat. Nëpërmjet aktiviteteve tona të ndryshme, kontribuojmë në adresimin në nivel kombëtar të pengesave sociale dhe strukturore me të cilat duhet të përballemi kolektivisht për të mbështetur gratë dhe vajzat në vetë-realizimin e tyre të ardhshëm. 

Prandaj jemi jashtëzakonisht të lumtur, të ndajmë me ju se një nga projektet e reja në të cilin do të punojmë në 3 vitet e ardhshme fokusohet në tejkalimin e hendekut gjinor duke ofruar mundësi të barabarta për vajzat dhe gratë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Elementi kryesor është që proceset e mentorimit këtë herë të hyjnë në shkollat e mesme, ndër shumë aktivitete të tjera interesante. Për këtë qëllim, në periudhën e ardhshme, Rrjeti Stella do të avancojë Rrjetin e Mentorimit të Grave dhe rrjedhimisht Mentorimin në raport me nevojat e nxënëseve të shkollave të mesme. 

Qëllimi kryesor i projektit “Mladi Hub – Tejkalimi i pabarazisë mes të rinjve” është të mbështesë dhe inkurajojë vajzat dhe gratë e reja të moshës 15 deri në 29 vjeç në Maqedoninë e Veriut që të bëhen më aktive në shoqëri, duke krijuar qasje të barabartë në mundësitë në jetën publike të vendit, në sektorin privat dhe në procesin e vendimmarrjes në nivel lokal dhe nivel kombëtar.

Read more

Thirrje për përgatitje të një udhëzuesi

Shoqata për Mundësi të Barabarta Rrjeti Stella Shkup shpall Thirrje për angazhim të një eksperti/e për:

  • përgatitja e një udhëzuesi lehtësisht të qasshëm për vajzat dhe gratë me informacionet  e nevojshëm mbi mundësitë e disponueshme për të mbështetur vetëpunësimin ose fillimin e biznesit të tyre
  • hartimi i shërbimeve shtetërore dhe joshtetërore dhe ndihmat për vajza dhe gra që të vetëpunësohen ose të fillojnë bizneset e tyre

Ideja është të krijohet një udhëzues që do të jetë lehtësisht i qasshëm dhe i dobishëm për inkurajimin e grave, pjesë e fuqisë punëtore. Udhëzuesi do të paraqet një hartë mbi të cilën gratë dhe vajzat mund të udhëhiqen gjatë procesit të fillimit të biznesit të tyre ose përmirësimit të një biznesi ekzistues.

Udhëzuesi do të jetë në dispozicion në maqedonisht dhe shqip. Eksperti/ja do ta përgatisë atë në një gjuhë dhe do të përkthehet në gjuhën tjetër nga organizata.

Kandidatët duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë e mëposhtme:

Arsimin e  lartë

Së paku 5 vite përvojë profesionale

Përvojë në punimin dhe përgatitjen e manualeve, udhëzuesve, programeve në lidhje me promovimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe sektorin ekonomik

Dokumentet e nevojshme:

Lista e referencës së manualeve të përgatitura, udhëzuesve, programeve (të paktën dy) dhe biografië të shkurtër

Kompensimi:

Pagesa e parashikuar për ekspertin/en është 500 dollarë bruto në denarë kundrejt vlerës së llogaritur sipas kursit të këmbimit të donatorit.

Të gjitha detajet shtesë do të përcaktohen me kandidatin/en e përzgjedhur së bashku me ekipin e Stellës.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 06.05.2022 në emailin [email protected] 

Aktivitetet janë pjesë e projektit “Mbështetje për përfshirjen e grave dhe vajzave në tregun e punës përmes mentorimit” i cili financohet nga Ambasada e SHBA-ve. 

Read more

Thirrje për paraqitje te vajzave dhe grave për mentorim, praktikë dhe trajnim

Shoqata për mundësi të barabarta Stella, në kornizën e aktiviteteve të saj për mbështetje të vajzave dhe grave, hap thirrje për mentorim, mundësi për praktikë si dhe informata mbi tregun e punës. 

Thirrja i përket atyre që:

  • Dëshirojnë të jenë të mentoruara në fushën në interesit të tyre;
  • Dëshirojnë që të rrisin dituritë dhe aftësitë e tyre;
  • Kërkojnë mundësi për praktikë. 

Përfitimet nga përfshirja në procesin mentorues: 

  • Proceset mentoruese kanë influencë mbi përmirësimin e perceptimit të vetvetes;
  • Përmirësimi i aftësive, transferimi i përvojave dhe mbeshtetja në nivel profesional, akademik dhe personal; 
  • Njoftimi mes grave dhe vajzave me interese të ngjajshme, rrjetëzimi;
  • Krijimi i lidhjeve me kompani dhe organizata të ndryshme;
  • Të qënurit pjesë e Rrjetit mentorues të Stella-s. 

Korniza kohore 

  • Thirrja do të jetë e hapur deri me 10 dhjetor;
  • Procesi i përzgjedhjes do të zgjasë dy javë;
  • Procesi i lidhjes me mentoren do të zgjasë një javë;
  • Procesi i vetë mentorimit do të varet nga dinamika e përcaktuar mes jush dhe mentores tuaj. 

Kujdes 

Procesi i mentorimit është pa pagesë dhe gjithmonë do të jetë i tillë. 

Për tu regjistruar në thirrja ju lusim që të përfundoni formularin: https://forms.gle/S7x4Bg8A6NQuvn7x6 

Aktivitetet janë pjesë e projektit “Mbështetje për përfshirjen e grave dhe vajzave në tregun e punës përmes mentorimit” i cili financohet nga Ambasada e SHBA-ve. 

Read more

Stella me një iniciativë të re për të mbështetur fuqizimin ekonomik të vajzave dhe grave

Rrjeti Stella fillon zbatimin e një sërë aktivitetesh që lidhen me projektin “Mbështetja e përfshirjes së grave dhe vajzave në tregun e punës përmes mentorimit”, i cili synon të promovojë përfshirjen e vajzave dhe grave në tregun e punës duke i mbështetur ato me mentorim, praktikë dhe informacion për tregun e punës.

Ideja është që përmes aktiviteteve të mëposhtme Stella të kontribuojë në krijimin e një mjedisi inkurajues për vajzat dhe gratë që janë ekonomikisht joaktive. Qëllimi kryesor është lidhja e vajzave dhe grave me kompani ose organizata nga sektorë të ndryshëm që do t’u sigurojnë punë praktitke dhe zhvillim profesional. Përmes një fushate multimediale, Stella do të prezantojë publikun me përfitimet e mentorimit dhe mundësitë për praktika dhe fuqizim ekonomik. Në fund të aktivitetit, do të paraqitet një manual gjithëpërfshirës me udhëzime për avancimin profesional.

Gjatë zbatimit të projektit, Stella do të bashkëpunojë me ministri të ndryshme, komuna, biznese, organizata të shoqërisë civile dhe rrjete profesionale në vend.

Projekti zgjat 12 muaj dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.

Read more

DEKLARATË E PËRBASHKËT NGA GRATË AKTIVISTE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË RAJONIN E BALLKANIT MBI DHUNËN PËRMES INTERNETIT NË BAZË GJINORE

Heshtja institucionale inkurajon në mënyrë aktive ngacmimet seksuale përmes internetit

Viktimat po shtohen ndërsa institucionet në heshtje shemben

Ne, gra aktiviste për të drejtat e njeriut nga rajoni i Ballkanit, qëndrojmë së bashku dhe në solidaritet me të gjitha gratë viktima të dhunës përmes internetit në bazë gjinore dhe i nxisim autoritetet të veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre për të hetuar në mënyrë të plotë dhe të shpejtë çështjen e grupeve Telegram (të tilla si Dhoma Ballkanike, Dhoma Publike, Gjevgjeli Hub, Srpska Soba, Smokva dhe të tjera), për të sanksionuar autorët dhe për të mbrojtur viktimat nga viktimizimi i mëtejshëm.

Pikërisht një vit pas paraqitjes së një grupi të tillë në rrjetin Telegram në Maqedoni, i cili përdoret për ngacmime seksuale të vajzave duke postuar foto të tyre pa asnjë pëlqim, në një kontekst pornografik, si dhe të dhëna personale për viktimat, ne dëshmojmë raste të reja të një abuzimi të tillë, jo vetëm në disa vende, por në të gjithë rajonin. Megjithëse administratorët dhe krijuesit e dy prej këtyre grupeve janë arrestuar, ne besojmë se ky është vetëm hapi i parë për të arritur drejtësinë që duhet t’u sigurojmë të gjitha viktimave të këtij lloji të krimit.

Heshtja institucionale dërgon mesazh se dhuna ndaj grave tolerohet, se nuk është e ndëshkueshme, që autorët e krimeve inkurajohen të vazhdojnë sjelljen e tyre dhe se viktimat mbeten të frikësuara, të turpëruara dhe të heshtura. Rastet në Maqedoni, Serbi dhe Kroaci kanë treguar se një numër i vogël i autorëve të veprave penale ndiqen dhe se disa autorë të cilët ndiqen penalisht ndiqen vetëm për krimin e “prodhimit dhe shpërndarjes së pornografisë së fëmijëve”, gjë që bën të pamundur mbrojtjen e viktimave të rritura .

Përvojat e grave nga vendet e ish Jugosllavisë, të cilave u kemi ofruar ndihmë juridike falas dhe shërbime të tjera për vite me rradhë, dëshmojnë për mangësi të shumta në zhvillimin e procedurave. Shpesh, gratë që janë abuzuar seksualisht përmes internetit përballen me përgjigje joadekuate nga ana e institucioneve, kjo është arsyeja pse ato nuk i besojnë policisë dhe e shohin raportimin si të kot, për shkak të praktikave të mosveprimit, mosbesimit dhe relativizimit të përvojave të viktimave. Vendosja e sanksioneve dhe paralajmërimeve për kundërvajtje ndaj autorëve, në vend të akuzave penale të dokumentuara dhe të arsyetuara, si dhe zbatimi joadekuat i ndalimeve për afrimin dhe kontaktimin e viktimave, rezulton në dhunë të vazhdueshme, të intensifikuar, shpesh me pasoja të rënda për shëndetin e viktimave, dhe në disa raste edhe me vdekje. Në lidhje me zyrat e prokurorisë, ne vazhdimisht vërejmë fillimin e vonshëm të akuzave, menaxhim joefikas ose neglizhent të procedurave para hetimore dhe hetimore që në të kaluarën kanë rezultuar me sigurimin e vonshëm ose fare të provave përkatëse, si dhe dështimin për të marrë masa ndaj autorit të krimit për të parandaluar vazhdimin e dhunës ndaj viktimave. Të gjitha këto mangësi institucionale janë bërë edhe më të dukshme me shfaqjen e dhunës seksuale dhe ngacmimit të grave në sferën digjitale, për të cilën, megjithëse ndodh masivisht dhe numëron mijëra gra viktima në Ballkan, nuk ka  përgjigje adekuate institucionale apo mbështetje publike. Përkundrazi, diskreditimi i përvojave, fajësimi, sikletosja dhe viktimizimi i dyfishtë janë narrativet dominante me të cilat përballen gratë.

Është e qartë se heshtja e institucioneve inkurajon edhe më tej funksionimin e grupeve të tilla në hapësirën digjitale, dhe vajzat vazhdojnë të përballen me rrezik për sigurinë personale, si dhe dinjitet dhe shëndet të dëmtuar. Fatkeqësisht, mënyra më e lehtë për të poshtëruar një vajzë është ta portretizoni atë në një skenar seksual, i cili flet shumë për stigmën e pakapërcyeshme që ende shënon seksualitetin e grave si të turpshëm dhe të pahijshëm, ndërsa viktimat nuk marrin statusin e viktimës, por e një gruaje që “e kërkoi vetë”. Kështu, fotografitë e vjedhura, të kombinuara me mizogjininë, komentet seksiste dhe të dhunshme dhe trajtimin e grave si objekte pa integritet, ndjenja, dëshira dhe trauma, flasin për vlerat e rrënjosura mizogjine në rajonin tonë, të cilat duhet adresuar në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe rrënjësisht. Që problemi të fillojë të zgjidhet, së pari duhet të emërohet. Ky nuk është problem i abuzimit të të dhënave personale, kështu që nuk mund të zgjidhet me një qasje kaq të kufizuar. Ky është një problem i dhunës së bazuar në gjini, që synon poshtërimin, shantazhin, heshtjen dhe shtypjen e vajzave dhe grave, dhe nëse nuk trajtohet si e tillë, autorët e krimit do të kenë sukses në qëllimin e tyre.

Sot jemi të vetëdijshëm/e se ekziston rrjet rajonal i ngacmuesve, dmth hapja dhe administrimi i grupeve ballkanike qëllimi i të cilave është të poshtërojnë dhe ngacmojnë seksualisht gratë. Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë nga institucionet kompetente që seriozisht dhe me përgjegjësi t’i qasen këtyre fenomeneve shoqërore që prekin të paktën gjysmën e popullsisë. Ne kërkojmë bashkëpunim institucional ndërkufitar dhe hetim dhe ndjekje të plotë të të gjithë shkelësve të ligjit të përfshirë në rajon.

Ky rast është shans që të gjitha institucionet nga rajoni të tregojnë se ato qëndrojnë për të drejtat e grave dhe i mbrojnë nga dhuna me bazë gjinore, me të vërtet, dhe jo vetëm në mënyrë deklarative! Prandaj, ne kërkojmë nga Zyrat e Prokurorisë Publike në rajon që të sqarojnë menjëherë dhe tërësisht rastet e grupeve Telegram të cilat janë vepër penale. Ne kërkojmë nga Ministritë e Brendshme që vazhdimisht të ndërmarrin aktivitete parandaluese dhe të ndalojnë funkcionin e grupeve të tilla. Nuk duhet të lejojmë një situatë në të cilën viktimat po shtohen, ndërsa institucionet heshtin dhe dështojnë në plotësimin e funksionit të tyre.

Solidaritet!

1. Центар за младински активизам ЦМА КРИК

2. Здружение за дислексија АЈНШТАЈН

3. Здружение за одржлив развој СФЕРА Интернешнал Битола

4. Здружение на граѓани – Младите можат

5. Центар за едукација и развој – ЦЕД

6. Европско здружение на студенти по право – ЕЛСА Македонија

7. Здружение за мултикултурна интеграција Инклузија

8. Здружение на правници ЛЕГАЛ Тинк

9. Регионална ромска образовна младинска асоцијација

10. Здружение СВТ Алумни Скопје

11. Центар за интеркултурен дијалог

12. Фондација за интернет и општество Метаморфозис

13. Здружение на граѓани – Ромаверзитас

14. Лидери за едукација, активизам и развој

15. Креактив

16. Секција на млади на Сојуз на синдикати на Македонија

17. Здружение Станица П.Е.Т. Прилеп

18. Македонско здружение на млади правници

19.  Опции за здрав живот – ХОПС / Healthy Options Project Skopje – HOPS

20. Фондација Отворено општество – Македонија (ФООМ)

21. СУБВЕРЗИВЕН ФРОНТ Скопје / Sexual and Gender Minorities Association SUBVERSIVE FRONT Skopje

22. Младински образовен форум – МОФ / Youth Educational Forum – YEF

23. Period. The Menstrual Movement Skopje

24. Здружение на правници Роми

25. Reporting Diversity Network 2.0

26. Хелсиншки комитет за човекови права – Скопје / Helsinki Committee for Human Rights of the Republic of Macedonia

27. Коалиција Маргини / Coalition Margins

28. Здружение на граѓани за промоција на женската активност Тиииит! Инк. – Скопје / Tiiiit! Inc. – Skopje

29. Здружение за локален и рурален развој / Association for Local and Rural Development

30. ЛезФем / LezFem

31. Организација на жените на општина Свети Николе / Organization of Women of the Municipality of Sveti Nikole

32. Здружение за едукативен развој – Еквалис / Association for Educational Development – Ekvalis

33. Хуманитарно Здружение „Мајка“, Куманово / Humanitarian association “Mother”, Kumanovo

34. ТАКТ / TAKT – Together Advancing Common Trust

35. Рурална коалиција / Rural Coalition

36. Реактор – Истражување во акција / Reactor – Research in Action

37. Национален совет за родова рамноправност (СОЖМ)

38. Мрежа Стела / Stella Network

39. ХЕРА / Health Education and Research Association, HERA

40. Акција Здруженска / Akcija Zdruzenska

41. Здружение на граѓани за еднакви можности „СЕМПЕР, Битола / “Association of equal opportunities “SEMPER”, Bitola

42. Женски Форум Тетово / Women’s Forum Tetovo

43. Женска граѓанска иницијатива АНТИКО / Women’s Civic Initiative – “ANTICO”

44. Националната Мрежа против насилство врз жените и семејно насилство

45. Здружение за локален развој – Камењане / Association for Local Rural Development – Kamenjane

46. Здружение за промоција на статусот на жените во македонија „Женска акција“, Радивиш / Association for Promotion of the Status of Women in Macedonia “Women’s Action”, Radovish

47. Здружение на граѓани „СУМНАЛ / “Association of Citizens “SUMNAL”

48. Здружение на граѓани „Флоренс Најтингел“, Куманово/ Association of Citizens “Florence Nightingale”, Kumanovo

49. Здружение на социјални работници на Град Скопје / Association of Social Workers of the City of Skopje

50. Кризен центар „Надеж“ / Crisis Center “Hope”

51. Здружение на турчинки во Македонија, „ДЕРЈА“ / Organization of Turkish Women in Macedonia,“DERJA”

52. Организација на жени на Град Скопје, ОЖС / Organization of Women of the City of Skopje, OZS

53. Организација на жени „Кумановка“, Куманово / Organization of Women “Kumanovka” , Kumanovo

54. Организација на жени на Општина Велес / Organization of women from the municipality of Veles

55. Женска граѓанска иницијатива „КЛЕА“, Битола / Women’s Civic Initiative “KLEA” – Bitola

56. Младински центар за еднакви можности / Youth Center for Equal Opportunities

57. „Една може“ Скопје / “One Can” Skopje

58. Здружение за родова еднаквост „Визија“, Кавадарци / Association for Gender Equality „Vision“, Kavadarci

59. Комора на психолози на Република Северна Македонија / Chamber of Psychologists in Republic of North Macedonia

60. Здружение на жени ромки и млади „Лулуди“ / Roma Women and Youth Association “Luludi”

61. Скај Плус Струмица / Sky Plus Strumica

62. Медуза – феминистичка платформа / Meduza – Feminist platform

63. Women’s Rights Center (Centar za ženska prava)

64. Human Right Action (Akcija za ljudska prava)

65. ANIMA- Center for Peace Education (ANIMA – Centar za mirovno obrazovanje)

66. SOS Hotline Berane (SOS Telefon Berane)

67. SOS Hotline Podgorica (SOS Hotline Podgorica)

68. Women’s Safe House (Sigurna ženska kuća)

69. Association of Youth with Disabilities (Udruženje mladih s hendikepom)

70.NGO Juventas (NVO Juventas)

71. Udruženje “Žene juga” Pirot

72. NVO ASTRA

73. BeFem feministički kulturni centar

74. NVO ATINA

75. Ženska pomoć sada – SOS telefon za žene i djecu žrtve nasilja

76. Kolektiv mladih žena FEMIX

77. Udruženje građana “ Žene za mir”

78. Alternativni centar za devojke

79. Žene u crnom

80. ROZA Udruženje za radna prava žena

81. Rekonstrukcija Ženski fond

82. Ženergija Hub

83. Impuls Tutin

84. Centar za ženske studije, Beograd

85. Incest Trauma Centar – Beograd

86. Kulturni centar DamaD

87. Centar za podršku ženama, kikinda

88. UŽ TEUTA-TIM, TRSTENIK

89. Udruženje građanki FemPlatz

90. Ženski centar Šabac

91. Fondacija CURE- Sarajevo

92. Ženska soba – centar za seksualna prava

93. Romski centar za žene i decu DAJE

94. Centar za žene žrtve rata – ROSA

95. CENTAR ZA PODRŠKU I RAZVOJ CIVILNOG DRUŠTVA “DELFIN”

96. B.a.B.e. Budi aktivna. Budi emancipiran.

97. Ženska udruga IZVOR

98. Udruženje Romkinja Osvit – Niš

99. Udruga žena Romkinja u Hrvatskoj “”Bolja budućnost”

100. Udruga žena Vukovar

101. Ženska grupa Karlovac “Korak”

102. Centar za devojke

103. Sigurna zenska kuca

104. Centar za razvoj zajednice LINK

105. Udruga za ljudska prava i građansku participaciju PaRiter

106. Udruženje žena Peščanik

107. Autonomni ženski centar, Beograd

108. UG “ Romani cikna” Kruševac

109. IZ KRUGA – VOJVODINA, Novi Sad

110. SOS za žene i decu žrtve nasilja Vlasotince

111. Labris – organizacija za lezbejska ljudska prava

112. PAOR- Panonska Antifašistička organizacija

113. Centar za podršku i razvoj civilnog društva “DELFIN”

114. ANIMA Centar za žensko i mirovno obrazovanje

115. Ženski centar Užice

116. Inicijativa Verujem ti

117. Bibija Romski zenski centar

118. Inicijativa Nećemo Prećutati

119. Centar za ženske studije Zagreb

120. Forum žena Prijepolja

121. SOS Rijeka – centar za nenaslje i ljudska prava

122. Udruga žena Nit

123. Sigurna ženska kuća

124. Udruga ”HERA” Križevci za zaštitu i promicanje ljudskih prava

125. Ženska mreža BiH

126. UŽ “SEKA” Goražde

127. Fondacija “Lara”

128. IN fondacija

129. Inicijativa Građanke za ustavne promjene

130. Centar ženskih prava

131. Inicijativa građanki/na Mostar

132. Helsinški parlament građana Banjaluka

133. Fondacija Udružene Žene Banja luka

134. Udruženje žena “Priroda” Bratunac

135. NVO “SPES”

136. Udruzenje zena Romkinja”Bolja buducnost” Tuzla

137. Ženska romskamreža”Uspjeh” Bosna i Hercegovina

138. Latcho Dive- Association for Roma Women Development – Skopje

Read more

Pyetësor dhe mundësitë e grave dhe vajzave për zhvillim profesional

Të nderuar/a,
Shoqata për mundësi të barabarta Rrjeti Stella Shkup në kuadër të projektit “Së bashku ne ngrihemi: Sipërmarrëset drejt ngritjes së komuniteteve rurale” me mbështetje nga Ambasada e SHBA-së, kryen hulumtim për pengesat dhe mundësitë e grave dhe vajzave për zhvillim profesional.

Me qëllim mbledhjen e të dhënave përkatëse përmes të cilave do të bëjmë hulumtime dhe do të përgatisim rekomandime, ekipi i Stellës hartoi pyetësor që është i hapur për të gjithë. Të dhënat janë të nevojshme vetëm për kryerjen e këtij hulumtimi dhe përgjigjet e juaja do të ngelen anonime.

Plotësimi i pyetësorit nuk do të ju merr më shumë se 10 minuta kohë.

Ekipi i Stellës ju falënderon për kohën e dhënë.

Read more

Stella shpall thirrje për pjesëmarrje në trajnim për vajza dhe gra nga rajoni i Jugperëndimor për sipërmarrës

Stella shpall thirrje për pjesëmarrje në trajnim për vajza dhe gra nga rajoni i jugperëndimor (Dibrës, Debarcës, Kërçovës, Brodit, Ohrit, Pllasnicës, Strugës, Veçanit, Qendrës Zhupa) për sipërmarrësi i cili do të mbahet më mars v. 2020. Të gjitha detajet në lidhje me trainerët/et, vendin dhe kohën e trajnimit, si dhe shpenzimet e udhëtimit do të dakordohen me kandidatet e zgjedhura.

Qëllimi i trajnimit është të përforcojë njohuritë dhe të përmirësojë aftësitë e vajzave dhe grave në fushën e sipërmarrësisë, veçanërisht për planifikimin dhe fillimin e një biznesi, si dhe për mundësitë ekzistuese për financimin e ideve të biznesit. Trajnimi do të moderohet nga trainer(e) profesionistë të cilët/at do të punojnë me pjesëmarrëset për të kthyer idetë e tyre në plan biznesi. Pjesëmarrëset do të marrin certifikatë për pjesëmarrje dhe mundësi mentorimi një-në-një. Me një pjesë të pjesëmarrëseve, ekipi i Stellas do të vazhdojë të punojë në zhvillimin e biznes idesë individualisht.Palët e interesuara duhet të regjistrohen në https://docs.google.com/forms/  ose të shprehin interes për të marrë pjesë në [email protected]

Punëtoria është e organizuar nga Shoqata për mundësi të barabarta Stella Shkup si pjesë e projektit “Së bashku ne ngrihemi: Sipërmarrëset drejt ngritjes së komuniteteve rurale” me mbështetje financiare nga Ambasada e SHBA-së.

Read more

Stella shpall thirrje për pjesëmarrje në trajnim për vajza dhe gra nga rajoni i Pellagonisë për sipërmarrës

Stella shpall thirrje për pjesëmarrje në trajnim për vajza dhe gra nga rajoni i Pellagonisë ( Dollnenit, Krushevës, Krivogashtanit, Demir Hisarit, Resnjës, Manastirit, Novacës, Përlepit, Mogillës.) për sipërmarrësi i cili do të mbahet më më shkurt v. 2020. Të gjitha detajet në lidhje me trainerët/et, vendin dhe kohën e trajnimit, si dhe shpenzimet e udhëtimit do të dakordohen me kandidatet e zgjedhura.

Qëllimi i trajnimit është të përforcojë njohuritë dhe të përmirësojë aftësitë e vajzave dhe grave në fushën e sipërmarrësisë, veçanërisht për planifikimin dhe fillimin e një biznesi, si dhe për mundësitë ekzistuese për financimin e ideve të biznesit.

Trajnimi do të moderohet nga trainer(e) profesionistë të cilët/at do të punojnë me pjesëmarrëset për të kthyer idetë e tyre në plan biznesi. Pjesëmarrëset do të marrin certifikatë për pjesëmarrje dhe mundësi mentorimi një-në-një. Me një pjesë të pjesëmarrëseve, ekipi i Stellas do të vazhdojë të punojë në zhvillimin e biznes idesë individualisht.

Palët e interesuara duhet të regjistrohen në https://docs.google.com/forms/  ose të shprehin interes për të marrë pjesë në [email protected]

Punëtoria është e organizuar nga Shoqata për mundësi të barabarta Stella Shkup si pjesë e projektit “Së bashku ne ngrihemi: Sipërmarrëset drejt ngritjes së komuniteteve rurale” me mbështetje financiare nga Ambasada e SHBA-së.

Read more

Thirrje për aplikime

Pozicioni: Koordinator/e e projektit, Rrjeti Stella
Periudha e punësimit: me kohë të pjesshme, 1 Shkurt 2020 – 30 Qershor 2020 (pesë muaj), me mundësi të zgjatjes së kontratës

Rreth Rrjetit Stella
Stella është një organizatë qytetare e iniciuar nga një grup entuziastësh që duan të përmirësojnë qasjen në arsimin e lartë dhe fuqizimin ekonomik për gratë dhe vajzat në vend dhe në mbarë botën. Stella lidh gratë dhe punon për të krijuar rrjete solidariteti, dije dhe përvoje. Përmes projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme, organizata synon të kontribuojë në një diskutim në nivel shtetëror për pengesat sociale dhe strukturore me të cilat duhet të përballemi për të mbështetur gratë dhe vajzat në vetë-përmbushjen e tyre. Ekipi ynë beson fuqimisht në rëndësinë e bashkimit dhe mbështetjes në zhvillimin e potencialit tonë.

Rreth projekteve
Projekti “Së bashku ngritemi: me ndërrmarëse për të forcuar komunitetet rurale” synon të sigurojë punëtori, mentorim dhe mbështetje për gratë dhe vajzat që jetojnë në zona rurale të cilat kanë ide për të filluar bizneset e tyre. Projekti përqendrohet në komunitetet rurale, komunitete të margjinalizuara dhe do të përfshijë rajone të ndryshme të vendit. Stella do të sigurojë mentorim individual përmes Rrjetit ekzistues të mentorimit të grave, si dhe trajnime dhe mundësi të rrjetëzimit për të rritur aftësitë sipërmarrëse dhe zhvillimin e ideve të biznesit për vajzat dhe gratë nga këto komunitete.
Projekti “Mbështetja e fuqizimit ekonomik të vajzave dhe grave në zonat rurale” synon të lidhë gra dhe vajza që punojnë / duan të punojnë në sfera të ndërlidhura dhe të ofrojë informacione për mundësitë ekzistuese për përfshirje ekonomike dhe fuqizim. Stella synon të fuqizojë gratë dhe vajzat në zonat rurale duke u lidhur me gra dhe vajza të tjera, duke shkëmbyer informacione, mundësi dhe njohuri. Projekti do të implementohet në rajon, duke lidhur gra dhe vajza kryesisht në bashkitë rurale në secilin nga tre rajonet e planifikimit me shkallët më të larta të papunësisë: Jugperëndimi, Verilindja dhe rajoni i Pollogut.

Në zbatimin e projekteve, Stella do të punojë me ministri të ndryshme, komuna, organizata civile dhe rrjete profesionale në vend.

Përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen dhe koordinimin e ekipit të Stella-s, koordinatori/ja i/e projektit do të ketë përgjegjësitë e mëposhtme:
Menaxhim të kohëzgjatjes së përgjithshëm të projektit, përfshirë zbatimin e aktiviteteve të projektit, koordinimin financiar dhe administrativ të projekteve, raportimin financiar dhe narrativ, monitorimin dhe vlerësimin;
Kryerjen e detyrave të përgjithshme administrative, duke përfshirë por jo eksluzivisht në mbështetjen logjistike, menaxhimin e dokumentacionit të projektit, koordinimin e pagesave, koordinimin e përkthimit dhe shtypjen e materialeve, dokumentimin dhe azhurnimin e të dhënave të lidhura me projektin, përgatitjen dhe redaktimin e dokumenteve dhe kontratave.
Komunikim me publikun dhe palët e treta, përfshirë këtu prezantimin e organizatës në evente, konferenca, trajnime, si dhe ngjarjeve të organizuara nga donatorët dhe organizatat partnere, azhurnim të rregullt të mediave sociale me përmbajtje për aktivitetet e projekteve, sigurimin e dukshmërisë së partnerëve në dokumente, evente dhe në shfaqjet në media.

Kualifikimet
Të detyrueshme:
Përvoja e punës: Kandidati/ja duhet të ketë të paktën një vit përvojë pune të mëparshme në koordinimin dhe/ose menaxhimin e projekteve.
Arsimi: Kandidati/ja duhet të posedojë një diplomë universitare. Magjistratura konsiderohet si avantazh.
Shkathtësitë me media dixhitale dhe tradicionale: Kandidati duhet të ketë parasysh rastet ku nevojiten shfaqjet mediatike dhe të ketë përvojë në prezantimin publik. Kandidati/ja duhet të jetë në gjendje të menaxhojnë profilet e mediave sociale, përfshirë menaxhimin dhe azhurnimin e faqes së Facebook-ut dhe përgatitjen e përmbajtjes për webfaqen e projektit.

Kompetencat e përgjithshme:
Njohuri dhe ekspozim ndaj çështjeve që lidhen me fuqizimin e grave dhe vajzave, përfshirë qasjet për adresimin e çështjeve të ndjeshme dhe dimensionet e tyre politike, etnike, racore, gjinore dhe socio-ekonomike;
Familjaritet me kontekstin aktual politik dhe shoqëror në Maqedoni;
Familjaritet me menaxhimin administrativ dhe praktikat e buxhetimit;
Aftësi të mira për menaxhimin e kohës – Projektet janë të orientuara drejt rezultateve, kështu që koordinatori pritet të punojë nga shtëpia dhe në mënyrë të pavarur të prioritizon kohën dhe mundin sipas planit të projektit.  Ndonjëherë kërkohet  disponueshmëri dhe mundësi për të udhëtuar në vende të ndryshme brenda vendit.
Disponueshmëria për raportim tek ekipi dhe donatorët sipas negocimit.

Procesi i aplikimit
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre, letrën e motivimit (jo më shumë se një faqe) dhe detajet të kontaktit për dy persona që mund të bëjnë rekomandime nëse kandidati hyn në listën e përzgjedhur, deri më 13 janar 2020 në [email protected].
Kandidatët e zgjedhur do të ftohen në intervistë me ekipin e Stella-s.

Read more