Stella shpall thirrje për pjesëmarrje në trajnim për vajza dhe gra nga rajoni i Pollogut (Bogovinje, Bërvenic, Vrapçisht, Gostivar, Zhelinë, Jegunovc, Mavrovë dhe Rostush, Tearcë, Tetovë) për sipërmarrësi i cili do të mbahet më 14 dhjetor (e shtunë) v. 2019 . Të gjitha detajet në lidhje me trainerët/et, vendin e trajnimit dhe shpenzimet e udhëtimit do të dakordohen me kandidatet e zgjedhura.

Qëllimi i trajnimit është të përforcojë njohuritë dhe të përmirësojë aftësitë e vajzave dhe grave në fushën e sipërmarrësisë, veçanërisht për planifikimin dhe fillimin e një biznesi, si dhe për mundësitë ekzistuese për financimin e ideve të biznesit.

Trajnimi do të moderohet nga trainer(e) profesionistë të cilët/at do të punojnë me pjesëmarrëset për të kthyer idetë e tyre në plan biznesi. Pjesëmarrëset do të marrin certifikatë për pjesëmarrje dhe mundësi mentorimi një-në-një. Me një pjesë të pjesëmarrëseve, ekipi i Stellas do të vazhdojë të punojë në zhvillimin e biznes idesë individualisht.

Palët e interesuara duhet të regjistrohen në https://forms.gle/KijUDBgu2Zs67XxL9 ose të shprehin interes për të marrë pjesë në [email protected].

Punëtoria është e organizuar nga Shoqata për mundësi të barabarta Stella Shkup si pjesë e projektit “Së bashku ne ngrihemi: Sipërmarrëset drejt ngritjes së komuniteteve rurale” me mbështetje financiare nga Ambasada e SHBA-së.