Shoqata për mundësi të barabarta – Rrrjeti Stella dhe Instituti për hulumtim – Impakt, ju ftojnë në diskutimin publik që do të zhvillohet në Public Room, Shkup më 26 Mars 2019, me fillim në ora 9:45.

Qëllimi i eventit është ta njoftojmë publikun më të gjerë me organizatën dhe aktivitetet që kemi zhvilluar vitin e kaluar dhe të ndajmë të gjeturat dhe rekomandimet e dokumentit tonë të ri të politikave “Drejt Barazisë Gjinore: pengesat dhe perspektivat në avancimin akademik dhe profesional të grave dhe vajzave “. Ngjarja është e hapur për të gjithë.

Eventi do të hapet nga përfaqësuesit/et e Stellës dhe Mikaela Shvarcer-Blum, zëvendës Ambasadore e SH.B.A-ve në Shkup. Përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të kenë prezantimin e tyre, pasuar nga diskutimi i pengesave dhe sfidave me të cilat gratë dhe vajzat përballen në përparimin e tyre akademik dhe profesional në vend. Moderatore e diskutimit do të jetë Ana Jovkovska. Gjuhët e punës të siguruara me përkthim të njëkohshëm janë: maqedonisht, shqip dhe anglisht.

Eventi organizohet në kuadër të projektit “Stella – Inkurajimi i aspirimeve të grave dhe vajzave”, financuar nga Ambasada Amerikane në Shkup.