Stella lajmëron thirrje për pjesëmarrje në punëtorinë e parë të serisë “Zbërthe potencialin tënd” e dedikuar për marketing digjital për gra dhe vajza që do të zhvillohet më 12 shtator ( e shtunë) me fillim nga ora 10. Trajnimi do të zhvillohet në platformën Zoom dhe të gjitha detajet do të vendosen me kandidatet e zgjedhura.
Qëllimi i trajnimit është që të rrit njohuritë dhe të përmirësojë aftësitë e grave dhe vajzave në fushën e marketingut digjital me përqëndrim të krijimit dhe shpërndarjes së përmbajtjeve relevante dhe interesante për të tërhequr dhe mbajtur audiencën- content marketing dhe copywriting.
Ligjëruese në trajnim do të jenë Simona Kostovska (Vrootok & Galeksia, Shkup) dhe Arbërie Shabani (Growzillas, Prishtina). Të interesuarat duhet të regjistrohen në https://forms.gle/6ZfygGRbpdVdu5St9 ose të shprehin interes në [email protected].
Në punëtori do të ketë të siguruar përkthim të vazhdueshëm nga gjuha maqedone në gjuhën shqipe dhe anasjelltas.
Punëtorinë e organizon Shoqëria për mundësi të barabarta Stella Shkup në kuadër të projektit “Mbështetje për fuqizimin ekonomik të vajzave dhe grave në zonat rurale” i mbështetur nga Civica Mobilitas, Programi i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) për të mbështetur shoqërinë civile në Maqedoni, të cilën e zbatojnë NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) dhe FCG nga Suedia.