Mbështetja e menotrimit mund të jetë vendimtare për zhvillimin akademik, profesional dhe jetësor. Prandaj, ekipi i Stellës punon në mënyrë aktive për të ofruar mentore që do të ndihmojnë vajzat dhe gratë kryesisht në Maqedoni, në zhvillimin e tyre profesional dhe personal. Më 21 Qershor në Këndin Amerikan në Shkup, prej orës 17:00 deri në 19:00 do të keni mundësi që prej më afër të njoftoheni me punët që bën Rrjeti Stella, përmes prezantimit dhe diskutimit që do të bëjë njëra prej themelueseve të Rrjetit Stella: Vigjilenca Abazi. Vigjilenca do të ju njoftojë me punën dhe zhvillimin e Rrjetit Stella në Maqedoni dhe Nju Jork dhe të shpjegojë se çfarë mund të bëjë Stella për ju dhe se si mundet ju të kontribuoni në rritjen dhe zhvillimin e saj.

Vigjilenca është doktoreshë e shkencave në fushën e ligjit dhe për momentin punon në Univeristetin e Nju Jorkut në SH.B.A, me përvojë të gjatë në akademi dhe në sektorin e OJQ-ve nëpër Europë. E prekur nga mungesa e burimeve dhe mbështetjes me të cilat ballafaqohet arsimi në Maqedoni, ajo morri iniciativë për të formuar ekipin e Stellës, me një besim të përbashkët në nxitjen e aspiratave tek vajzat dhe gratë. Vigjilenca gjithashtu është Fulbright Alumnus-in-residence në Nju Jork me ndihmën e të cilës Rrjeti Stella filloi me aktivitete si në Maqedoni gjithashtu dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.