Iniciativa Stella ka kënaqësinë të ftojë vajza dhe gra që të marrin pjesë në prezentimin e Rjetit të Mentorimit të Grave.

Stella është iniciativë e një grupi të grave entuziaste për të kontribuar drejt përmirësimit të arsimit dhe qasjes në vende pune për vajza dhe gra në Maqedoni. Rjeti për Mentorimin e Grave është një aktivitet që zhvillohet në kuadër të një projekti të implementuar nga Impakt-Instituti per Hulumtime dhe me ndihmën financiare të Ambasadës Amerikane në Maqedoni. Për të hapur Rrjetin tone ne do donim që të ju njoftojmë për idenë tonë dhe mundesitë e vajzave dhe grave që janë të interesuara të mentorojnë dhe të jenë të mentoruara. Ne do të ju njoftojmë me aktivitetet tona si dhe do zhvillojmë një bisedë mbi rëndësinë e mentorimit dhe fuqizimit të grave.

Shpresojmë të ju shohim së shpejti,