Si të balansojmë përgjegjësitë e punës dhe ato të shtëpisë?
A jeni të lodhur nga standardet e dyfishta?
Cili është roli i juaj dhe cfarë roli ka shteti në përmirësimin e situatës?

Këto dhe shumë pyetje tjera i la ekipi i Stellës të hapura për diskutim përreth kumuniteteve në Maqedoni. Pas Bogdancit, Kumanovës, Shtipit dhe Manastirit Stella e plotëson sezonën e parë të debateve në lidhje me realitetet lokale gjinore, këtë herë në Strumicë, me përkrahjen e partnerit tonë lokal: Qendra e komuniteteve në komunën e Strumicës.

Duke ndarë perspektivat e saj, personale dhe profesionale, në këtë event do të bisedojmë me Svetlana Mazgaloska Vucetic, ish-deputete dhe gjithashtu një trajnere e barazisë gjinore.

Eventi do të mbahet në zyrën e Qendrës për komunitete në Komunën e Strumicës e cila ndodhet në hapësirën e Shtëpisë së ARM-së në Strumicë.