Pabarazia gjinore dhe pengesat me të cilat ballafaqohen gratë në shoqëri – Cili është rroli juaj dhe çfarë rroli ka shteti në përmirësimin e situatës?, do të jetë tema e debatit të ardhshëm i cili do të mbahet në Tetovë.

Diskutimet e Stellës janë të hapura për të gjithë ndërsa qëllimi është nxitja e një dialogu social të hapur dhe gjithëpërfshirës mbi situatat me të cilat përballen gratë dhe vajzat në jetën akademike, profesionale dhe në jetën e përditshme në vendin tonë.

Folëset kryesore, Ana Vasileva dhe Merita Maksuti, gjatë diksutimit do të ndajnë eksperiencat e tyre jetësore dhe profesionale të cilat kanë kontribuar në ndryshime pozitive si në jetën e tyre personale poashtu edhe në atë shoqërore.

Eventi do të mbahet më 11 Shtator, në orën 18:00 në h, Lirik.

Tek eventi do të mundësohet përkthim në gjuhën maqedone dhe atë shqipe.