Rrejti Stella me kënaqësi njofton për seancën e tretë informative e cila do të jetë mbi teknologjinë dhe biznesin online. Do të flasim për punën, zhvillimin personal dhe profesional, rolin e shkollimit formal dhe joformal, motivimin dhe mentorimin gjatë ndërtimit të karrierës në këto fusha, gjithashtu një përfaqësues i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale do të promovojë masat e marra dhe mundësitë për vetpunësim dhe fillim të biznesit.
Të pranishmit do të kenë mundësi të ndajnë me ne interesat e tyre, të diskutojnë pengesat dhe sfidat me të cilat përballen vajzat dhe gratë në ndërtimin e karrierës dhe si bashkësitë lokale mund të angazhohen për tejkalimin e tyre. Gjatë këtyre takimeve, Rrjeti Stella shënon përvojat dhe njohuritë për nevojat dhe sfidat ekonomike të grave dhe vajzave në zonat rurale, të cilat më pas do të ndahen me palët e interesuara.
Diskutim për gratë, por jo vetëm me gratë. Të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur!
* Biseda me bashkëbiseduesit dhe audiencën do të zhvillohet në gjuhën maqedone dhe shqipe, dhe zgjedhja e gjuhës në platformën Zoom do të shpjegohet para sesionit.
* Për shkak se ngjarja është në përmes internetit, nëse ju ose dikush tjetër dëshiron të marrë pjesë, por nuk keni kushte, na shkruani një mesazh në profilin në Facebook të Stella, dhe ne do të përpiqemi t’ju ndihmojmë.
* Ngjarja është pjesë e projektit “Mbështetje për fuqizimin ekonomik të vajzave dhe grave në zonat rurale” i mbështetur nga Civica Mobilitas, program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) për të mbështetur shoqërinë civile në Maqedoni, zbatuar nga NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCIC) dhe FCG nga Suedia.