Stella paraqet thirrje për pjesëmarrje në trajnim për vajza dhe gra nga rajoni jugperëndimor (Vevçan, Dibër, Debarc, Kërçovë, Makedonski Brod, Ohër, Pllasnic, Strugë, Qendra Zhupa) që do të mbahet më 5 Shtator (E shtunë) me fillim në ora 10. Trajnimi do të zhvillohet në platformën Zoom, të gjitha detajet do të vendosen në bashkëpunim me kandidatet e zgjedhura.
Qëllimi i trajnimit është të përforcojë njohuritë dhe të përmirësojë aftësitë e vajzave dhe grave në fushën e sipërmarrësisë, veçanërisht për planifikimin dhe fillimin e biznesit, si dhe për mundësitë ekzistuese për financimin e ideve të biznesit.
Trajnimi do të moderohet ngе Vesna Ivanoska, menaxhere gjenerale në SEAVUS Qendra për edukim dhe zhvillim, dhe Radmila Zhivanoviq, këshilltare karriere dhe psihoterapeute në Psihoterapika të cilat do të punojnë me pjesëmarrëset për të kthyer idetë e tyre në plan biznesi. Pjesëmarrëset do të marrin certifikatë për pjesëmarrje dhe mundësi mentorimi një-në-një. Me një pjesë të pjesëmarrëseve, ekipi i Stella-s do të vazhdojë të punojë në mënyrë individuale në zhvillimin e biznes idesë.
Palët e interesuara duhet të regjistrohen në https://forms.gle/sqdeZBCp8h5NUen78 ose të shprehin interes për të marrë pjesë në [email protected].
Punëtoria është e organizuar nga Shoqata për mundësi të barabarta Stella Shkup si pjesë e projektit “Së bashku ne ngrihemi: Sipërmarrëset drejt ngritjes së komuniteteve rurale” me mbështetje financiare nga Ambasada e SHBA-së.
Trajnim për sipërmarrësi
Stella Network2
05
Sht
2020
Book Online