Rreth nesh

  • E themeluar në 2018, operon në tre gjuhë, gjuhën Angleze, gjuhën Maqedonase dhe gjuhën Shqipe
  • Ekip i ndërtuar prej 11 personave, me qendër në Shkup, Tetovë, Amsterdam, Londër dhe Budapest
  • 82 Mentore në Rrjetin e mentorimit të femrave
  • 55 të mentoruara
  • 16 Diskutime në bashkësi në të gjithë Maqedoninë e Veriut
  • 10 partneritete të bashkëpunimit lokal, kombëtar dhe global  
  • 5 Projekte që përmirësojnë barazinë gjinore në vendet urbane dhe rurale

.

Çfarë bëjmë ne

Fuqizimi ekonomik dhe shoqëror i grave dhe vajzave mbetet një sfidë e rëndësishme në të gjithë botën. Maqedonia e Veriut gjithashtu përballet me sfida për të arritur barazinë gjinore. Qasja në arsim të lartë dhe punë me cilësi është veçanërisht sfiduese për vajzat dhe gratë në vend, dhe madje edhe më i theksuar midis grave dhe vajzave në zonat rurale dhe / ose atyre që i përkasin bashkësive pakicë. Stella organizon aktivitete të ndryshme që synojnë të adresojnë këto sfida në nivele të ndryshme. Për shembull, duke ofruar udhëzim dhe këshilla një-me-një përmes Rrjetit të Mentorimit të Grave, gratë e mentoruara nga Stella janë të mbështetura përmes mentorimit individual në ndjekjen e studimeve të mëtutjeshme dhe / ose punë që u përshtaten më së miri interesave të tyre. Nga ana tjetër, përmes diskutimeve në komuna në të gjithë vendin, Stella sjellë gra folëse të ndryshme në komuna për të diskutuar mbi pengesat sistemike për fuqizimin arsimor dhe ekonomik të grave dhe vajzave. Këto diskutime sjellin së bashku anëtarët e komunitetit, si gra, ashtu dhe burra, në një debat konstruktiv si dhe konribuojnë në krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme.