Rrjeti Stella fillon zbatimin e një sërë aktivitetesh që lidhen me projektin “Mbështetja e përfshirjes së grave dhe vajzave në tregun e punës përmes mentorimit”, i cili synon të promovojë përfshirjen e vajzave dhe grave në tregun e punës duke i mbështetur ato me mentorim, praktikë dhe informacion për tregun e punës.
Ideja është që përmes aktiviteteve të mëposhtme Stella të kontribuojë në krijimin e një mjedisi inkurajues për vajzat dhe gratë që janë ekonomikisht joaktive. Qëllimi kryesor është lidhja e vajzave dhe grave me kompani ose organizata nga sektorë të ndryshëm që do t’u sigurojnë punë praktitke dhe zhvillim profesional. Përmes një fushate multimediale, Stella do të prezantojë publikun me përfitimet e mentorimit dhe mundësitë për praktika dhe fuqizim ekonomik. Në fund të aktivitetit, do të paraqitet një manual gjithëpërfshirës me udhëzime për avancimin profesional.
Gjatë zbatimit të projektit, Stella do të bashkëpunojë me ministri të ndryshme, komuna, biznese, organizata të shoqërisë civile dhe rrjete profesionale në vend.
Projekti zgjat 12 muaj dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.
Post a comment