Ju ftojmë të bëheni pjesë e Rrjetit të Mentorimit të Grave

Bashkohuni si mentore dhe ndani njohuritë tuaja me vajzat dhe gratë që kërkojnë përparim akademik, personal dhe profesional. 

ÇFARË ËSHTË RRJETI MENTORUES?

Platformë online që lidh vajzat dhe gratë me mentore me përvojë që ofrojnë mentorim individual në fusha të ndryshme akademike dhe profesionale.

Rrjeti Stella aktualisht ka rreth 150 mentore, të cilëve do t’u bashkohen mentore të reja për projektin Kapërcimi i Pabarazive, i fokusuar në hendekun gjinor dhe pabarazinë sistematike me të cilën përballen vajzat. 

Gjatë viteve 2023-2025, në bashkëpunim me Këshillin Rinor Nacional të Maqedonisë (Mladi Hub), do të realizohen aktivitete të ndryshme të dedikuara për ngritjen e vetëdijes për barazinë gjinore, ndër të cilat Rrjeti Stella do të punojë për ta çuar procesin e mentorimit në shkollat e mesme. 

Për këtë qëllim, Rrjeti Stella, me ndihmën tuaj, do të realizojë 200 mentorime me vajza nga 15 deri në 19 vjeç. 

Udhëzime dhe këshilla një me një për gratë dhe vajzat e mentoruara përmes mentorimit individual në ndjekjen e studimeve të mëtejshme dhe/ose vende pune që i përshtaten më mirë interesave të tyre. 

Për të siguruar mbështetje dhe solidariteti i vajzave në shkollat e mesme – ju ftojmë t’i bashkoheni Rrjetit Stella si mentore. 

Mentore mund të jetë çdo grua që dëshiron të ndajë kohën dhe njohuritë e saj përmes seancave të mentorimit, online ose në takime të drejtpërdrejta, në marrëveshje me vajzën e mentoruar. Nevojiten mentore nga një sërë formimesh profesionale dhe nivelesh arsimore, ndaj ju inkurajojmë të gjithëve të plotësoni Aplikacionin. Ndani motivimin dhe informacionin tuaj dhe ne do t’ju kontaktojmë për hapat e ardhshëm. 

Mentorët do të kenë mbështetje nga Rrjeti Stella në zhvillimin e aftësive të tyre personale – si mentore, por edhe për kohëzgjatjen e procesit të mentorimit. Ekipi i Rrjetit Stella do të ndihmojë dhe udhëzojë mentoret për të arritur rezultate të suksesshme!

*proceset e mentorimit përtej këtij projekti vazhdojnë si më parë – të hapura për të gjitha vajzat dhe gratë duke mundësuar solidaritet dhe mbështetje.