Kam diplomuar për Komunikim ndërkombëtar në UEJL, Shkup. Do të thoja që arsimimi ka ndikuar në karrierën time profesionale duke më dhënë mundësinë për të punuar dhe organizuar dijen time teorike dhe duke transferuar atë në aftësi praktike. Gjithmonë kam dashur të jem pjesë e institucioneve ku kam përfunduar punën praktike dhe organizatave private ku kam pasur mundësinë të njohë punën e tyre dhe të shohë se si punon sektori privat  dhe si është i lidhur me atë publik. 

Për më tepër kam fituar njohuri për lëminë time duke forcuar kapacitetet dhe duke pasur një kanal të sigurt të orientimit të njohurive. E shohë arsimimin si një mundësi të mirë dhe një jetë pa arsimim unë do ta quaja si një eksperiencë që udhëhiqet nga të tjerët në emrin tënd.

Aspiratat për të ndërtuar një karrierë profesionale në të ardhmen janë të mëdha, por gjithashtu do të doja që të frymëzojë femrat që të punojnë fort në prioritetet e tyre duke ndërtuar një rrugë të qëndrueshme dhe konsistente ku do të jenë vetvetja. Do të doja të ndaja me to historitë e grave më të suksesshme të botës, se çka duhet të bëhet që të jemi të suksesshme në karrierë, cilat duhet të jenë reflektimet e tyre kundrejt burrave, hobit, rrjetet dhe mundësitë që ne duhet të  ndajmë së bashku. Do të doja gjithashtu që të ndajë eksperiencën time personale që më bëri të jem ajo që dua të jem një ditë.