Arsimimi në vendin tim mund të jetë një rrotullues me shumë ngritje dhe ulje nga llojllojshmëria e rregullave dhe testimit. Unë jam femra e vetme në familjen time që kam ndjekur studimet e larta  siç është magjistratura. Kam punuar shumë dhe kam qenë e përkushtuar plotësisht në studimet deridiplomike, gjë që më shpërbleu që të diplomojë me rezultate kulminante në top 10 e studentëve më të mirë. Arsimimi më ka ndryshuar jetën, më ka dhënë mundësinë që të gjejë internship- e çdo verë dhe të njohë njerëz të ri, të ndajë kontaktet me to, të jem pjesë e një ekipi apo të udhëheq një të tillë. Arsimimi më ka ndihmuar të gjejë një punë  ku do të zhvillohesha si inxhinjere dhe do të punoja krah për krahë me njerëz të moshave, kulturave dhe rajoneve të ndryshme. Arsimimi më ka ndihmuar ta mendojë dhe ta ndërtojë karrierën time, si dhe të fitojë pavarsi ekonomike. Edukimi është duke e rindërtuar jetën time çdo ditë, tani përfundoj masterin dhe dëshirojë që një ditë të përfundojë edhe doktoraturën duke u përqëndruar tek zgjidhja e problemeve. Arsimimi më ka ndihmuar të kuptojë që gjërat themelore janë të thjeshta për tu mësuar. E ardhmja duhet të kërkohet e jo të zbulohet tërësisht. Ndryshimet mund të ndodhin por të qenit të duruar është thelbësore. Unë personalisht admirojë zonjat si Michelle Obama që janë të vetëdijshme për figurën e tyre publike, dhe informacionet që ata mund të ndajnë në lidhje me mocionet që tangojnë çdo shoqëri siç është arsimi, mundësitë e njëjta për femrat dhe motivimi për zhvillim personal mund të kontribojnë dhe të bëjnë diçka të mirë për shoqërinë. Nga ana tjetër si inxhinjere jam e frymëzuar nga Simone Giertz, inovatore dhe entuziaste e robotikës. Do të doja të ndaja me femrat e tjera eksperiencën time të të punuarit në ambiente ku 87% ishin meshkuj, duke qenë ende në progres implementimi i barazisë gjinore. Do të doja të ndaja pikat kulminante dhe të një këndvështrim më të gjërë të gjërave.