Unë jam koordinatore e projektit ‘Promovimi i vlerave njerëzore’ në Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit. Qëllimi kryesor i projektit është përfshirja e të rinjve me origjinë të ndryshme etnike në projekte të përbashkëta për ndërtimin e mirëkuptimit, tolerancës dhe kulturës së dialogut dhe përkrahjen e komunitetit lokal përmes zhvillimit të projekteve të vogla. Shërbimi vullnetar ndikoi në jetën time. Unë u bëra vullnetare në moshën 14 vjeç dhe gjatë gjithë viteve të shërbimit vullnetar kam forcuar kapacitetet e mia dhe kam pasur mundësinë të punoj profesionalisht me vullnetarë. Forca ime kryesore lëvizëse është të punoj me të rinjtë dhe sfida për t’i ndihmuar ata të ndryshojnë rutinën e tyre të përditshme, të zhvillojnë dhe të kryejnë një projekt të vogël përmes të cilit ata bëhen në qytetarë më të mirë dhe ndikojnë drejtpërdrejt në komunitetet tona.