Anita Latifi është e përfshirë në mënyrë aktive në projekte mbi vlerat demokratike, zhvillimin e shoqërisë civile, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirinë e shprehjes. Në mesin e tyre, Anita punon si Shefe e marketingut në Teatrin Shqiptar – Shkup që nga viti 2010, por për shkak të mungesës së stafit, ajo aktualisht është përgjegjëse për menaxhimin e disa departamenteve si në Teatrin Shqiptar, ashtu edhe atë Turk. Anita u zgjodh ndër pesë gazetarët më të spikatur të moshës së mesme në vitin 2005 dhe u shpërbly me kurs një vjeçar në gazetari dhe media në Universitetin Shtetëror të Kentit, Ohio, SHBA.