Për momentin jam duke ndjekur Masterin mbi temën Mësimdhënia e avancuar në arsim në Universitetin e Popullit. Gjithashtu jam duke ndjekur punën praktike në 7 Cups. Vazhdimisht jam duke ndjekur MOOC-në për mësim dhe shëndet mendor. Vitin e kaluar kam qenë mentore në STEM U, program mentorimi i Akademisë së Shkencave të New York- ut dhe për momentin jam gjithashtu ambasadore e NYAS për të shpërndarë rëndësinë e edukimit në STEM në rrjetet sociale. 

Arsimi ka qenë shtytja ime që kur kam qenë adoleshente. Kam diplomuar në shkollën e mesme Amerikane- “American high school” në bazë të programit të shkëmbimit në vitin 1999. Dhe kjo ka qenë një ndër eksperiencat më të mira të jetës time dhe që atëherë nuk kam ndaluar duke kërkuar mënyra për ta angazhuar vetveten dhe për të përdorur aftësitë e mia. Jeta na sjell çdo lloj befasie dhe  sfide dhe un jam shumë mirnjohëse për çdo sfidë që më ka nxjerrë nga zona ime e komfortit. Arsimi është një pjesë e pandashme e jetës sime veçanërisht që prej kur jam punësuar si psikologe shkollore 6 vjet më parë. 

Unë besojë që nuk ka asgjë më të fuqishme se sa një femër me ëndrra. Rrethanat mund të na vendosin në situata të vështira dhe ne mund ta gjejmë veten tonë të pa shpresë dhe të mposhtur. Do të doja që ta ndajë eksperiencën dhe ekpertizën time për ti inspiruar femrat e tjera që të zbulojnë potencialet e tyre optimale.