Unë jam një zyrtare e lartë në sektorin për marrëveshje tregtare në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Republikën e Kosovës. Arsimi ka ndikuar shumë në jetën time. Më ka fuqizar personalisht si dhe shoqërisht. Më bëri të mundur që të kontribuoja në zhvillimin e vendit tim. Fuqizimi ekonomik dhe pavarësia është një tjetër faktor shumë i rëndësishëm që kam marrë përmes arsimimit tim dhe punës së pa ndërprerë. Isha me fat dhe kisha privilegj për mundësinë që të studioja në The London School of Economics dhe Shkencave Politike për studimet e mia universitare. Kjo diplomë më siguroi me një themel të fortë akademik, i cili hapi shumë dyer për gjëra të ndryshme. Kam pasur rastin të marr pjesë në trajnime shumë të mira në vende të ndryshme anembanë botës. Të kesh mundësi për të takuar njerëz me dallime kulturore ka efekte pozitive në aspektin shoqëror. Mësimi është një proces i vazhdueshëm që nuk përfundon kurrë dhe njerëzit duhet të jenë shumë të motivuar në ndjekjen e njohurive për arsye personale ose profesionale. Përveç interesit tim profesional në ekonomi, politikë dhe tregti ndërkombëtare, unë jam shumë e motivuar që të angazhohem në aktivitete që kanë të bëjnë me fuqizimin e grave. Në veçanti, edukimi i grave ka rëndësi të madhe për mua, meqë kjo është e lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe rritjen e mirëqenies sociale. Realizimi i rëndësisë së edukimit të femrave do të thotë njohja e talenteve dhe aftësive të tyre për të sjellë ndryshime në shoqëri. Fuqizimi i femrave fillon brenda familjeve. Vendimmarrja e familjes është një faktor qëndror në këtë çështje. Sa më shumë prindër t’i mbështesin vajzat e tyre për të shkuar në shkollë, aq më e përparuar do të jetë shoqëria. Unë u ndjeva e privilegjuar të isha pjesë e një projekti që ka si qëllim kryesor avancimin e rolit të grave në të gjitha sferat e shoqërisë, veçanërisht në rajonin tonë, ku ne ende kemi qëndrime negative ndaj rolit të grave.