Unë punoj si menaxhere e projektit. Unë jam një besimtare e fortë se arsimi është rruga për lirinë personale të grave dhe përparimin e një shoqërie të tërë. Gjithmonë kam dashur të kem përvojën e studimit jashtë vendit. Puna e vështirë u pagua dhe unë mora Bursën Fulbright për të bërë studimet master në SH.B.A. Kjo përvojë më ndihmoi të rritem profesionalisht, si dhe personalisht, dhe ishte një përvojë që më ndryshoi jetën. Edukimi me cilësi të lartë është themeli im më i fortë që do të mbaj gjatë gjithë jetës dhe karrierës time. Jam shumë e entuziazmuar që të ndaj përvojën time se si (me ndihmën e grave tjera që marr shembull) kam vendosur të përcaktoj synime për të arritur arritjet e mia arsimore, bursat dhe punën në sektorin joqeveritar. Mund të siguroja një pasqyrë për përpjekjet se si është të jesh një grua e re në pozitë menaxheriale, dështimet dhe sukseset e mia. Pjesëmarrja publike dhe aktivizimi në shoqëri janë diçka për të cilën besoj se duhet të inkurajohet sot në gratë, dhe dëshiroj të diskutoj më shumë me gratë se si politikat publike prekin ato në mënyrë të ndryshme sesa burrat, dhe pse integrimi gjinor në hartimin e politikave është i rëndësishëm.