Unë jam kandidate për doktoraturë në School of Law University në Belfast. Unë jam gjithashtu një ekspert i vendit në Rrjetin Evropian të Ligjit për Barazi në Belgjikë si dhe bashkëpunëtore e jashtme tek EPI në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Arsimi më ndryshoi thellësisht. E ktheu një vajzë të pasigurtë nga një familje që u godit rëndë gjatë tranzicionit në vitet e 90-ta, me kokë të ulur, tek një grua e pavarur, e sigurtë dhe e zëshme. Gjithashtu më ndihmoi të kisha një kuptim më të mirë rreth ngjarjeve dhe zhvillimeve, si dhe të mbaj një mendje kritike në kohë sfiduese. Arsimi ka një potencial transformues për të shkundur marrëdhëniet e pushtetit dhe për t’i shpërbërë ato. Kjo është arsyeja pse është e domosdoshme që gratë, të cilat mund të mbështesin dhe të ndihmojnë të tjerët me diçka që kanë fituar gjatë arsimimit të tyre formal dhe joformal, ta bëjnë këtë. Pa lënë dikë pas ne duhet të bazohemi tek thënja “tërhiq përderisa ngjitesh lartë”. Gjërat që më japin vullnet më së shumti dhe që dua të ndaj me gratë e tjera është kurioziteti për të zbuluar dhe kuptuar botën, sidomos burimet e pabarazive dhe marrëdhëniet e pushtetit më të, dhe pasionin për të ndihmuar në përmirësimin e botës.