Darko Crvenkovski është konsulent nga Shkupi. Me titullin M.A në Shkenca Politike dhe në procesin e titullit të dytë M.A në Financë dhe Bankë, ai ka punuar në shumë projekte vendore dhe rajonale të financuara nga organizata ndërkombëtare, të tilla si Banka Botërore dhe SIDA. Darko ka qenë pjesë e shumë grupeve punuese ndërkombëtare dhe drejtues në konferenca të shumta. Gjatë karrierës së tij, Darko ka punuar me shumë gra, të cilat janë shumë të arsimuara, eksperte të kërkuara në nivel botëror në fushat e tyre, drejtore të organizatave ndërkombëtare dhe mbajtëse të posteve të rëndësishme; me fjalë të tjera – gra frymëzuese. Ato kanë qenë një frymëzim për të dhe ai ka mësuar shumë prej tyre. Fatkeqësisht, në vendin tonë ka një mungesë të jashtëzakonshme dhe të dukshme të grave që mbajnë pozita të rëndësishme, grave në politikë, si dhe pabarazia gjinore në përgjithësi mbetet problem i rëndësishëm. Duke parë këtë, Darko ka njohur urgjencën për të trajtuar pabarazinë gjinore dhe ai është i përkushtuar të kontribuojë në procesin e mundësimit të grave për të arritur potencialin e tyre dhe të bëhen forcë e barabartë lëvizëse e përparimit shoqëror. Kjo është arsyeja pse Darko është i angazhuar për idenë dhe vizionin e Stelës dhe e sheh këtë organizatë jo vetëm si një mjet për gratë që të ndihmojnë dhe mbështesin njëra-tjetrën, por si një platformë që bashkon shoqërinë në tërësi, gra dhe burra njësoj, në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë.