Elena B. Stavrevska është studiuese në fushën e studimeve të paqes, e cila aktualisht punon në Qendrën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër. Ajo gjithmonë ka qenë e apasionuar pas arsimit dhe barazisë gjinore. Një pjesë e saj ka të bëjë me përvojën e nënës së saj e cila u përball me sfida për të ndjekur arsimin në një kohë kur vajzat, veçanërisht në zonat rurale, as që pritej të shkonin në shkollë, por ajo ishte e qëndrueshme dhe u bë gruaja e parë nga fshati i saj që ndoqi studimet në universitet dhe i mbaroi të njejtat. Duke ditur sesi arsimi thellë ka ndikuar në jetën e nënës së saj si dhe në jetën dhe botëkuptimet e veta, pas përfundimit të studimeve të doktoratës në Universitetin e Evropës Qendrore, Elena zgjodhi një karrierë në akademi, duke kombinuar mësimdhënien dhe kërkimin shkencor.

Duke u bazuar në përvojat dhe angazhimet e saja të ndryshme, Elena është shumë e vetëdijshme për rolin e rëndësishëm që luajnë mentorimi si dhe rrjetet mbështetëse dhe sistemet në fuqizimin e vajzave dhe grave. Kjo është pikërisht arsyeja pse ajo u hodh në mundësinë për t’u bërë pjesë e ekipit themelues të Stella, për të cilin ajo shpreson të zhvillohet në një platformë të vlefshme që i bashkon njerëzit dhe një udhëheqës i diskutimeve të rëndësishme në nivel shtetëror për barazinë gjinore, arsimin dhe fuqizimin ekonomik.