Unë punoj si Lektore e punës sociale dhe politikës sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin “Nënë Tereza” – Shkup. Jam faleminderuese dhe i detyrohem edukimit për profesionisten dhe njeriun që jam sot. Përmes arsimit kam mundësinë të takoj njerëz frymëzues që më kanë mbështetur dhe udhëhequr deri më tani. Dhe sot do ta përshkruaja veten si një aktiviste entuziaste, sociale dhe e etur për të mësuar më tutje që e vë në përdorim arsimin për të realizuar ndryshimin shoqëror dhe për të kontribuar në jetën e të tjerëve. Unë besoj se arsimi është porta për një jetë më të mirë dhe i hap dyert për të gjitha mundësitë. Inspirimi im kryesor është nevoja e vazhdueshme e kërkimit dhe shkëmbimit të njohurive. Të ndash me të tjerët është të tregosh kujdes naj tyre, dhe si mësuese dhe aktiviste shoqërore, unë nuk di asnjë mënyrë më të mirë për të treguar se sa kujdesem, vetëm duke ndarë njohuri, ide dhe përvojë me të tjerët. “Jeta juaj ka vlerë për aq kohë sa njeriu i atribuon vlerë jetës së tjetrit”.