Arsimi ka ndryshuar thellësisht se kush jam. Gjatë gjithë jetës sime, unë kam pasur përvoja të larmishme arsimore, këtu në Maqedoni dhe jashtë saj, të cilat kanë formuar këndvështrimin tim drejt punës, akademisë, marrëdhënieve, arsimit dhe jetës në përgjithësi, duke më treguar një gamë të gjerë njerëzish, mendimesh, përvojash dhe realitetesh. Si vajzë e vogël, unë kalova 2 vjet duke jetuar në Misrata, Libi, ku prindërit e mi punonin në industrinë e ndërtimit. Kam kaluar pjesën më të madhe të kohës në një shkollë me fëmijë nga kombësi të ndryshme. Më kujtohet gjallërisht përvoja ime atje dhe e reflektoj me kënaqësi. Kujtoj një rutinë të mëngjesit ku të gjithë fëmijët uleshim në një rreth ku të gjithë do të këndonim këngë në arabisht, serbo-kroatisht dhe frëngjisht. Mësuesit përforcuan konceptet e dashurisë, respektit, tolerancës duke festuar Krishtlindjet dhe Ramazanin me një rëndësi të barabartë, duke mësuar për Babadimrin, Zotin, Mohamedin. Koha e kaluar në Libi, patjetër që ishte një kohë e lumtur në fëmijërinë time, e cila besoj se nxiti sensin tim për kozmopolitizëm. Kam jetuar gjithashtu në SH.B.A. për një program një vjeçar të shkëmbimit të studentëve në Port Orchard, Uashington, gjatë vitit tim të fundit në shkollën e mesme. Kjo përvojë ndryshoi jetën time në shumë mënyra. Megjithëse kanë kluar shumë vite, unë vazhdoj të mbaj kontakte me familjen tek e cila jetova atje dhe me shumë miq që kam bërë 25 vjet më parë. Takimi i studentëve të shkëlqyeshëm dhe mësuesve frymëzues kanë formësuar jashtëzakonisht shumë jetën time profesionale. Ky program më ndihmoi gjithashtu të vlerësoja kulturat e jo vetëm të popullit amerikan, por edhe të njerëzve në të gjithë botën. Klasat ku kam ndjekur dhe kujtimet që kam fituar në Shkollën e Mesme South Kitsap do të mbeten me mua për gjithë jetën. Unë i konsideroj këto dy përvoja arsimore si formuese. Ato më kanë formuar në personin që jam sot – një avokate e fortë për barazi dhe qasje në arsim për të gjithë fëmijët. Ato ishin gjithashtu faktori përcaktues në vendimin tim për të ndjekur një karrierë në arsim. Pesëmbëdhjetë vjet më parë, unë morra një vendim për të ndryshuar jetën: Unë dhashë dorëheqjen nga puna ime e sigurtë si mësuese e gjuhës angleze në një shkollë prestigjioze të gjuhës, në mënyrë që të punoja në një institucion privat të sapoformuar për arsimin e lartë, i pari në vend. Pse vendosa të prishja një karrierë të prosperuar dhe një pozicion financiarisht i sigurt për mundësinë e fillimit të një ndërmarrje të rrezikshme? Vie nga fakti nëse dua të jem personi që lexon për krijuesit e ndryshimeve ose duke bërë vetë një ndryshim. Si arsimtare, e gjej punën time duke u përshtatur në mënyrë unike – roli im nuk është vetëm të jap njohuri, por edhe të fuqizoj dhe ndriçoj të rinjtë. Në pesëmbëdhjetë vjet si pedagoge në Universitetin FON, kam pasur fatin të kem një vend të rreshtit të parë të historisë – duke ndihmuar zhvillimin e universitetit të parë privat në Maqedoni. Kjo përvojë unike më ka ndihmuar të kuptoj se unë dua të qëndroj në pozicion ku mund të ushtroj ndikim në arsim e jo të jem një vëzhguese neutrale. Pra, besoj se kjo dëshmon se mund të shtoj, fjalën vizionare, në listën time të cilësive personale. Kjo është ajo që më shtyn në jetë, mundësia që të bëj diçka unike, të fuqishme dhe shpërblyese.