Unë jam profesoreshë asistente në Kolegjin Imperial në Londër. Unë mendoj se investimi në arsim ishte një nga vendimet më të mira dhe më të rëndësishme të jetës sime. Më dha mundësinë për të studiuar jashtë (duke filluar nga studimet bachelor) dhe të udhëzohesha dhe të mësoja nga disa nga ekspertët më të mirë në botë (gjatë Masterit dhe Doktoraturës). Specializimi im i fundit më ka mundësuar të punoj në hulumtime që mund të ndikojnë dhe influencojnë praktikat e zakonshme si në industri ashtu edhe në shoqëri. Tani jam pjesë e një rrjeti të gjerë njerëzish nga industria dhe akademia që punojnë në fushën time. Vitin e kaluar, u punësova në punën që dëshiroja (duke u bërë Lektore / Profesoreshë Asistente)në një universitet të shkëlqyeshëm (Imperial College London), ku unë mund të ndërtoj grupin tim kërkimor dhe duhet të mësoj dhe mentoroj studentë të zgjuar me prejardhje të ndryshme. Çdo femër duhet të investojë në ëndrrat dhe aspiratat e saj – çdo gjë është e mundur me mendje dhe qëndrim të duhur.