Klelja Zhivkoviq është një artiste dhe dizajnere nga Shkupi. Ajo është magjistër në dizajnin social të përfunduar në Universitetin e Arteve të Aplikuara në Vienë, ku punoi në insitutin për art dhe arsim si asistente hulumtuese për projektin VisMath në 2014 dhe si koordinatore e korrespodencës në organizimin e konferencave rajonale në 2016. Organizata dhe institucione të tjera me të cilat ka bashkëpunuar janë Rrjeti Ballkanik i raportimit investigativ, Fondacioni Essl, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Shkup, Universiteti në Nairobi, Projekti Press to Exit e të tjerë. Për momentin është duke jetuar dhe punuar në Shkup si koordinatore e projektit “Mbështetja e forcimit ekonomik të vajzave dhe grave në vendet rurale” në Stella dhe gjithashtu ligjëron Dizajn studio në akademinë për dizajn grafik Brainster. Ajo është bashkëthemeluese e Platformave të organizatave për angazhim qytetar nëpërmjet praktikave artistike dhe kulturore Sociopatch Shkup dhe Phantasmagoria. Interesat e saj hulumtuese janë në drejtimin e të mirës së përgjithshme, barazia gjinore dhe modelet e qeverisjes së burimeve natyrale dhe njerëzore që praktikohen.