Unë jam asistente kulturore në Korpusin e Paqes në Maqedoni. Ndihem e privilegjuar që kam mundësinë për të arsimuar veten dhe arsimimin që kam pasur rastin ta fitoj gjatë jetës, si formal ashtu edhe joformal, ai ka pasur një ndikim të madh në zhvillimin tim personal dhe profesional. Kam investuar shumë në edukimin joformal në mënyrë të veçantë, që më ka mundësuar të formoj një rrjet të konsiderueshëm të njerëzve që më kanë fuqizuar me aftësi dhe kompetenca të ndryshme dhe përmes të cilave kam mësuar të largohem nga zona e rehatisë dhe të jem dinamike dhe proaktive në arritjen time qëllimeve. Ndërsa punoja si trainere në kampet rinore arsimore dhe udhëheqëse, për vajza dhe djem të rinj, kam vërejtur që, vajzat nga komunitetet rurale, në mënyrë specifike janë dekurajuar dhe hasin në pengesa nga komunitetet e tyre për të përdorur aftësitë dhe kompetencat që ato kanë fituar në kampe për shkak se komunitetet janë akoma konservatore dhe jo shumë të hapura për arsimimin dhe fuqizimin e vajzave. Prandaj, unë mezi pres të edukoj dhe aftësoj gratë për të qenë mjaft të guximshme për të përballur me pengesat në komunitetet konservatore dhe rurale të Maqedonisë dhe për të gjetur të drejtat e tyre në shoqëri dhe duke i edukuar dhe fuqizuar ato me aftësi të ndryshme.