Jam një menaxhere. Unë mendoj se arsimi është shumë i rëndësishëm sepse na lejon të rritemi, të mësojmë intelektualisht dhe të formulojmë njohuritë që fitojmë përmes jetës në mënyra kuptimplote për ti pershtatur me botën. Kam marrë pjesë në programin e udhëheqjes së grave në SH.B.A muajin e kaluar dhe aftësitë, mundësitë e rrjetëzimit dhe fitimi i vetëbesimit të gjitha duhet të adresohen që në moshë të re për të përmirësuar shanset që ndërmarrja të shihet si një mundësi e zbatueshme për gratë e reja, kjo është ajo që mësova nga ky program dhe ai për të fuqizuar gjeneratat e ardhshme të grave të reja, për të konsideruar ndërmarrësinë si një mundësi e vlefshme e karrierës është që të përfshihet kjo sipërmarrje femërore në sistemin arsimor.Unë besoj se kjo mund të arrihet duke ndihmuar gratë të kuptojnë se si mundësitë e ndërmarrjes mund të rrisin pavarësinë e tyre financiare dhe fleksibilitetin e vendit të punës, duke ofruar gjithashtu ndihmën e nevojshme për t’i ndihmuar gratë të fitojnë aftësitë e nevojshme për të drejtuar një biznes të suksesshëm. Kështu që, unë dua të ndaj përvojën time me vajza dhe gra të reja dhe ta bëj vendin tonë një vend më të lehtë dhe më të mirë për të jetuar.