Unë u diplomova me një diplomë të dyfishtë në Shkencat Politike dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Gazetari dhe Komunikimet Masive. Si e diplomuar në Artet Liberale unë pata shumë mundësi për të fituar njohuri shumë-disiplinore dhe aftësi të transferueshme në shumë fusha, duke përfshirë komunikimin bindës, të folurit në publik dhe të menduarit kritik. I aplikova të gjitha këto aftësi në karrierën time si menaxhere projektesh dhe si aktiviste për aftësi të kufizuara. Misioni im i jetës është të fuqizoj gratë dhe vajzat që janë bërë të ndjehen të margjinalizuar dhe të pafuqishëm. Si një grua me aftësi të kufizuara, unë dua të bëj ndikim domethënës drejt ndërtimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe pa pengesa për të gjithë.