Unë jam një kandidate për doktoraturë në Shkenca Politike në Universitetin e Exeter. Unë kam diplomë master në Shkenca Politike nga Universiteti i Evropës Qendrore dhe një Master në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Kulturë dhe Sektorin Jo-Fitimprurës nga Universiteti Sh. Kirili dhe Metodi. Interesat e mia kryesore të kërkimit janë normat jofitimprurëse, qeverisja jofitimprurëse, politikat për zhvillimin e shoqërisë civile, ndryshimi organizativ dhe mirëmbajtja e organizatave vullnetare dhe aspekte të ndryshme të marrëdhënieve të shtetit dhe shoqërisë civile. Në të kaluarën kam punuar si studiuese e politikave në organizatat joqeveritare dhe kam qenë anëtare e ekipit të projekteve të ndryshme duke u përqëndruar në qeverisjen e mirë dhe angazhimin qytetar në Maqedoni. Unë mendoj se edukimi formal ashtu edhe ai joformal më kanë mundësuar të veproj si një punëtore relativisht kritike, largpamëse dhe e pavarur. Jam frymëzuar nga efektet pozitive që kanë rrjetet e solidaritetit, vetëorganizimit, miqësisë, në përparimin dhe mirëqënien e grave.