Punoj si këshilltare për politikën e jashtme të Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kam përvojë të gjerë konsulence me qeveritë lokale në Maqedoni, dhe kam punuar dhe udhëhequr organizata të ndryshme joqeveritare gjatë gjithë karrierës time. Që nga viti 2014 kam qenë një nga anëtaret themeluese dhe drejtoret e programeve të Institutit për Kërkim – Impact, duke kryer projekte në lidhje me demokracinë dixhitale dhe qeverisjen e mirë. Unë jam gjithashtu një doktorante në Shkencat Politike në Universitetin e Evropës Qendrore, pasi i kam kushtuar pjesën më të madhe të hulumtimit tim dhe angazhimit profesional për afrimin e qeverive lokale me qytetarët dhe hulumtimin sesi politika ndërkombëtare ndikon në zhvillimin lokal demokratik dhe ekonomik. Duke qenë nënë me karrierë e një djali 18 muajsh, unë jam e vetëdijshme për domosdoshmërinë e në iniciativave si Stella, e cila hedh dritë në luftërat e përditshme me të cilat përballen gratë, ku shpesh duhet të zgjedhin midis të pasurit një familje apo të pasurit një karrierë të suksesshme. Kjo është një nga arsyet kryesore pse unë i jam përkushtuar misionit të Stellës.