Unë jam menaxhere e marrëdhënieve me komunitetin. Arsimi më ka dhënë mundësinë të udhëtoj, të fitoj besim tek vetja dhe të punoj në fusha të ndryshme që kurrë nuk do t’i kisha hulumtuar pa inkurajim nga profesorët e mi. Akademia gjithashtu më ka dhënë kohë dhe liri për të eksploruar fusha të ndryshme të studimit. Pa arsimin tim në Universitetin e Minesota, kurrë nuk do ta zbuloja gjuhën portugeze, e cila më çoi në një rrugë për të zbuluar Portugalinë, Brazilin dhe Kepin Verde. Unë jam e shtyrë nga kurioziteti dhe dëshira dhe pasioni im për të vazhduar hulumtimin dhe përjetimin e asaj që është e mundur. Do të dëshiroja ta ndaja këtë me gratë e tjera dhe t’i ndihmoja ato që t’a nxisin kuriozitetin e tyre dhe të nxisin aftësitë e tyre unike për të ndikuar në botën e tyre.