Unë jam këshilltare për marrëdhëniet me publikun në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Unë kam përkthyer nga anglishtja dhe maqedonishtja në gjuhën rome dhe anasjelltas mbi pesë mijë dokumente, fletëpalosje, broshura etj. Kam organizuar shumë ngjarje kulturore dhe poezi në Maqedoni ku kemi promovuar karakteristikat origjinale të romëve dhe kam kontribuar në shoqërinë mulitkulturore të Maqedonisë. Të jesh një grua Rome do të thotë që duhet të jesh e fortë dhe të kesh ëndrra të mëdha. Kur pengoheni dhe rrëzoheni duhet të ngriheni, të vendosni përsëri veten dhe të vazhdoni të ecni me kokën lart. Qelësi i suksesit është arsimimi. Kur mora diplomën e magjistraturës thashë që nuk është vetëm e imja dhe unë ua kisha kushtuar të gjitha grave në botë që po investojnë në vetvete. Nëse keni një vizion të qartë për të ardhmen tuaj, duhet të keni parasysh që një derë e mbyllur para jush do të thotë që një e re do të hapet së shpejti. Një dekadë më parë, unë isha nënë e një adoleshenti, grua, me një jetë pune shumë të ngjeshur… Ndjeja se mund të bëja shumë më tepër për veten time nëse do vazhdoja shkollimin tim. Familja ishte forca ime lëvizëse dhe me mbështetjen e tyre vizioni im u bë realitet. Dhe nuk po ndalem këtu. Të gjitha njohuritë që kam mësuar ndër vite ndjej se duhet të ndahen me gjeneratat e reja.