Blogu

Tejkalimi i pabarazisë mes të rinjve

Rrjeti Stella, filloi si një iniciativë me fokus qasjen në arsimin e lartë dhe fuqizimin ekonomik për gratë dhe vajzat. Nëpërmjet aktiviteteve tona të ndryshme, kontribuojmë në adresimin në nivel kombëtar të pengesave sociale dhe strukturore me të cilat duhet të përballemi kolektivisht për të mbështetur gratë dhe vajzat në vetë-realizimin e tyre të ardhshëm. 

Prandaj jemi jashtëzakonisht të lumtur, të ndajmë me ju se një nga projektet e reja në të cilin do të punojmë në 3 vitet e ardhshme fokusohet në tejkalimin e hendekut gjinor duke ofruar mundësi të barabarta për vajzat dhe gratë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Elementi kryesor është që proceset e mentorimit këtë herë të hyjnë në shkollat e mesme, ndër shumë aktivitete të tjera interesante. Për këtë qëllim, në periudhën e ardhshme, Rrjeti Stella do të avancojë Rrjetin e Mentorimit të Grave dhe rrjedhimisht Mentorimin në raport me nevojat e nxënëseve të shkollave të mesme. 

Qëllimi kryesor i projektit “Mladi Hub – Tejkalimi i pabarazisë mes të rinjve” është të mbështesë dhe inkurajojë vajzat dhe gratë e reja të moshës 15 deri në 29 vjeç në Maqedoninë e Veriut që të bëhen më aktive në shoqëri, duke krijuar qasje të barabartë në mundësitë në jetën publike të vendit, në sektorin privat dhe në procesin e vendimmarrjes në nivel lokal dhe nivel kombëtar.

Post a comment