Shoqata për Mundësi të Barabarta Rrjeti Stella Shkup shpall Thirrje për angazhim të një eksperti/e për:
- përgatitja e një udhëzuesi lehtësisht të qasshëm për vajzat dhe gratë me informacionet e nevojshëm mbi mundësitë e disponueshme për të mbështetur vetëpunësimin ose fillimin e biznesit të tyre
- hartimi i shërbimeve shtetërore dhe joshtetërore dhe ndihmat për vajza dhe gra që të vetëpunësohen ose të fillojnë bizneset e tyre
Ideja është të krijohet një udhëzues që do të jetë lehtësisht i qasshëm dhe i dobishëm për inkurajimin e grave, pjesë e fuqisë punëtore. Udhëzuesi do të paraqet një hartë mbi të cilën gratë dhe vajzat mund të udhëhiqen gjatë procesit të fillimit të biznesit të tyre ose përmirësimit të një biznesi ekzistues.
Udhëzuesi do të jetë në dispozicion në maqedonisht dhe shqip. Eksperti/ja do ta përgatisë atë në një gjuhë dhe do të përkthehet në gjuhën tjetër nga organizata.
Kandidatët duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë e mëposhtme:
Arsimin e lartë
Së paku 5 vite përvojë profesionale
Përvojë në punimin dhe përgatitjen e manualeve, udhëzuesve, programeve në lidhje me promovimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe sektorin ekonomik
Dokumentet e nevojshme:
Lista e referencës së manualeve të përgatitura, udhëzuesve, programeve (të paktën dy) dhe biografië të shkurtër
Kompensimi:
Pagesa e parashikuar për ekspertin/en është 500 dollarë bruto në denarë kundrejt vlerës së llogaritur sipas kursit të këmbimit të donatorit.
Të gjitha detajet shtesë do të përcaktohen me kandidatin/en e përzgjedhur së bashku me ekipin e Stellës.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 06.05.2022 në emailin [email protected]
Aktivitetet janë pjesë e projektit “Mbështetje për përfshirjen e grave dhe vajzave në tregun e punës përmes mentorimit” i cili financohet nga Ambasada e SHBA-ve.

Post a comment