Në Maqedoninë e Veriut

Gra të papuna 25.1%
Gra me arsim të lartë 55.9%
Gratë që nuk janë aktive në tregun e punës 55%
Gra në pozita udhëheqëse politike 28.8%

Stella është një organizatë jofitimprurëse dhe misioni i saj është që të frymëzojë, fuqizojë dhe të lidhë vajza dhe gra duke e përmirësuar kështu qasjen në edukim, mundësitë e sipërmarrësisë dhe ndryshimin social. 

Misioni ynë filloi si iniciativë në vitin 2017 nën përkujdesjen e Impakt- Instituti për kërkime në Shkup. Në atë kohë, ekipi jonë do të ndërtohej prej pesë femrave entuziaste të cilat punonin në akademi, qeveri dhe në kampet e refugjatëve. U bashkuam për të trajtuar një shqetësim të thellë të cilin e identifikuam gjatë kërkimeve tona për të dhënat zyrtare në Maqedoninë e Veriut: përderisa shumica e femrave kryejnë me sukses arsimin e lartë, të njëjtat nuk punojnë dhe ngelen kryesisht joaktive në aspektin ekonomik. Filluam bisedimet në të gjithë vendin dhe krijuam një hapësirë të sigurtë ku femrat do të ndanin shqetësimet e tyre, hapësirë e cila kishte munguar. Themeluam programin e parë të mentorimit të udhëhequr dhe të fokusuar te femrat në Maqedoninë e Veriut, të koncentruar në arsimin e lartë. Me shumë pak burime por me plot pasion për ndryshim pozitiv, shumë shpejt kuptuam që iniciativa jonë është rritur në diçka shumë të madhe dhe kërkonte një strukturë përkatëse. Në gusht të vitit 2018, regjistruam Stellën si organizatë jofitimprurëse në Maqedoninë e Veriut.