Unë jam Koordinatore e Departamentit Social-Humanitar në Kryqin e Kuq të Qytetit Shkup. Që kur isha 14 vjeç, doja të bëhesha dikush që mund të ndihmojë në ndryshimin e jetës së të tjerëve dhe t’i bëja ata të ndjehen më mirë. Kjo ndjenjë është akoma e pranishme në jetën time me një ndryshim; sot kam një profesion, njohuri dhe aftësi që më mundësojnë të kontribuoj vërtet për të krijuar një shoqëri më të mirë për të gjithë. Grada ime akademike si punonjëse sociale dhe pjesëmarrja ime e vazhdueshme në edukim joformal ka një ndikim të madh në jetën time profesionale por edhe në jetën private. Unë jetoj jetë të përmbushur dhe domethënëse dhe jam vërtet e lumtur. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme për të parë që këshilla juaj ose informacioni i përbashkët bën ndryshime në veprimet e të tjerëve.