Unë jam asistente e projektit në Milieukontakt Maqedoni. Edhe arsimi formal dhe ai joformal kanë qenë një komponentë thelbësore për personalitetin tim aktual, sistemin e vlerave, profesionin tim, si dhe në vendimmarrjen afatgjate. Ajo që më frymëzon çdo ditë është bukuria dhe harmonia e natyrës, se si çdo qenie e gjallë, proceset e tyre fiziologjike përshtaten në mënyrë perfekte në biosferë, sa i mahnitshëm është ky sistem. Vullneti për të ruajtur këtë harmoni është ajo që më bën të eci përpara në profesionin tim. Gjithashtu frymëzohem nga njerëz të mirë, nga veprat e tyre të mira, dashamirësia dhe dashuria e tyre. Ndërsa krijimi i muzikës, fotografisë, notit, volejbollit dhe ecjes janë gjeneruesit e mi të përditshëm të energjisë.