Karavani i diskutimeve i përkushtuar temës pabarazia gjinore dhe sfidave ne të cilat përballen gratë në jetën e tyre personale dhe atë profesionale do të vazhdojë në Strugë.

Lidija Mojovska dhe Anita Latifi janë folëset kryesore dhe ato do të flasin për rëndësinë e solidaritetit mes grave dhe ndryshimin e barrierave në shoqëri dhe poashtu do të ndajnë me ju tregimet për jetën e tyre personale dhe profesionale.
Diskutimin e organizon Stella së bashku me Klubin Kombinati dhe do të mbahet me 20 Shtator (e Enjte) në orën 18:00 tek Këndi Amerikan.

Tek eventi do të jetë i siguruar përkthim në gjuhën shqipe dhe maqedone.