Vigjilenca Abazi është Asistent Profesoreshë e së drejtës Europiane tek Univerziteti i Maastricht me përvojë më shumë se dhjetë vjeçare në sektorin e OJQ-ve në Evropë, duke punuar në një gamë të gjerë çështjesh që lidhen me qeverisjen demokratike dhe të drejtat themelore. E shqetësuar thellësisht nga mungesa e burimeve dhe mbështetja për arsimin në Maqedoni, Vigjilenca ndërmori iniciativën që të bashkoj ekipin Stella së bashku me besimin të fortë në sferën e nxitjes së aspiratave të vajzave dhe grave. Mbështetja nga mentorët është thelbësore në arsim e gjithashtu dhe në jetë. Në fakt, ishte një mentore që e nxiti Vigjilencën të ndje studimet e doktoraturës ndërsa po mbaronte studimet master në Universitetin e Amsterdamit. Mbështetja e mentores ishte e dobishme për të që të shkruaj propozimin për hulumtimin e doktoratës dhe të vendos hapat e parë drejt ndërtimit të karrierës në akademi. Tani si profesoreshë, vlerëson edhe më shumë rolin e mentores dhe është e bindur që një mentor/e i/e mirë mund të kontribuojë në vendime pozitive që ndryshojnë jetën dhe të arrijmë potencialin tonë. Kjo është thelbësore për përpjekjet e Stelës dhe Rrjetit Stella të Mentorimit të Grave. Duke e zgjeruar Stellën përtej Maqedonisë, Vigjilenca ishte gjithashtu Fulbright Alumnus-in-Residence në New York gjatë gjithë vitit 2018, me mbështetjen e Fulbright NY Chapter, që mundëson tani Stella te ketë bazë pune edhe në New York.