Unë jam themeluese e Sozdadi.com, Presidente e Shoqatës së Zhvillimit të Lidershipit Maqedoni dhe trainere e Social Impact Award. Arsimi është një mjet i fuqishëm që e përdori në aktivitetet e përditshme dhe profesionin tim aktual. Barazia gjinore nuk është vetëm një e drejtë themelore e njeriut, por edhe një themel i domosdoshëm për një botë paqësore, të prosperuar dhe të qëndrueshme. Ndërsa bota ka arritur përparim drejt barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave, megjithatë vajzat vazhdojnë të vuajnë nga diskriminimi. Si një ndërmarrëse shoqërore femër në Maqedoni, e dija se duhej të bëhesha edhe më e zgjuar emocionalisht, në mënyrë që të bindja veten çdo ditë se duhej të besoja në potencialin tim, edhe kur shoqëria nuk e bën të njejtën. Unë besoj fuqimisht se gratë duhet të përfshihen në politikë dhe vendimmarrje. Mundohem të jem sa më aktive, në shumë fusha. Unë besoj duke i bërë gjërat më të drejta dhe duke ndihmuar të rinjtë e tjerë që të luajnë një rol të barabartë në komunitetet e tyre, në sistemin politik, dhe për këtë arsye të krijojnë një të ardhme të qëndrueshme. Kur njerëzit më shikojnë mua, nuk dua që ata të mendojnë se unë mund të bëj çdo gjë. Dua që ata të ndiejnë se edhe ata mund të bëjnë të gjitha ato gjëra, duke u treguar të butë dhe të kujdesshëm, të pasionuar dhe të gatshëm të bashkëpunojnë, të mësojnë dhe të punojnë në mënyrë të zgjuar.