Unë kam qenë Koordinatore projekti të projekteve të EU-së si dhe projekteve tjera të donatorëve të huaj. Jam bashkëthemeluese e OJQ-së “ZKO – Joint towards sustainability”. Jam master në menaxhimin politik dhe momentalisht punoj si koordinatore e projektit në CSO. Arsimi më bëri më të fortë që të ballafaqoj sfida të ndryshme dhe e perceptova arsimimin si vegël që më ndihmoi të bëhesha më e mençur dhe të hapja horizontet e mia drejt qasjeve të ndryshme në disa segmente tjera të jetës sime. Unë besoj fuqimisht se arsimi është një mjet i fuqishëm, duke përfshirë arsimin joformal që na mëson për pikëpamje thelbësore dhe të rëndësishme të pikëpamjeve në çdo perspektivë të jetës. Unë besoj që duhet të kemi vetëbesim gjatë rrugëtimit tonë dhe të mos lejojmë tjerët që të na nënvlerësojnë. Vetëbesimi gjithmonë mund të na sjellë më afër suksesit.