Blogu

Stella fillon projekt të ri për sipërmarrje nga gratë dhe vajzat në komunitetet rurale

Stella fillon projekt të ri “Së bashku rritemi: Sipërmarrëset drejt ngritjes së komuniteteve rurale” i cili do të ofron trajnim dhe mentorim për të mbështetur vajzat dhe gratë në komunitetet rurale të cilat kanë ide për të filluar biznesin e tyre. 

Projekti është i fokusuar në vendet rurale dhe komunitetet e margjinalizuara dhe do të realizohet në rajone të ndryshme në vend. Stella do të ofroj mentorim personal me mbështetje nga Rrjeti i Mentorimit të Grave si dhe trajnime dhe mundësi për krijimin e rrjeteve me qëllim që vajzat dhe gratë të përforcojn aftësitë e tyre për sipërmarrje dhe të zhvillojn idetë e tyre për bizens. 

Në realizimin e këtij projekti, Stella do të bashkëpunoj me ministri të ndryshme, me komuna, organizata joqeveritare si dhe rrjete profesionale në vend. 

Ky projekt do të realizohet për 13 muaj dhe është financiarisht i mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.  

Post a comment