Blogu

Disa arsye pse keni nevojë për një mentore

1. Më shumë mundësi për të pasur sukses

Hulumtime të shumta tregojnë se nëse keni një mentore shanset për sukses do ti keni më të mëdha. Kur dikush është prapa jush dhe ju udhëzon se ku duhet të shkoni, padyshim që suksesi nuk do të zhduket dhe do të vijë shumë më shpejtë se sa vetë të luftoni me të gjitha sfidat.

2. Përvojë e dorës së parë

Përvoja e çdo gjëje në jetë është shumë e rëndësishme. Për këtë arsye kur bëni diçka për herë të parë ose kur filloni me diçka dhe nuk e dini se çfarë të prisni, me rëndësi është që afër jush të keni një person me përvojë i cili i ka kaluar sfidat e njejta apo të ngjashme. Sa më shumë që mësoni nga burime të tjera ju nevojitet një person i cili mund të ju këshillojë nga dora e parë. Disa përvoja personale janë të paçmueshme dhe vetëm kur ke një mentor mund ta zbulosh.

3. Vendosja e një qëllimi të qartë

Mentorja është këtu për t’ju udhëhequr. Ndonjëherë do të jetë vërtet e vështirë për të marrë një vendim dhe për këtë arsye ndihma nga ajo do të jetë e nevojshme dhe e mirëpritur. Dëshirat mund të ndryshojnë, ambiciet gjithashtu mund të marrin kahje tjetër. Jeta ndryshon, kështu që qëllimi që fillimisht parashikoni mund të mos jetë i njëjtë pas njëfarë kohe. Shumë gjëra të reja do të ndodhin dhe do të jetë e vështirë për të gjetur zgjidhjen e duhur dhe udhëzimi i mentorit do të jetë një shenjë rrugore në ato momente. Shumë gjëra të reja do të ndodhin dhe do të jetë e vështirë për të gjetur zgjidhjen e duhur dhe udhëzimi i mentorit do të jetë një udhërrëfyes në ato momente.

4. Kontaktet

Kontaktet janë jashtëzakonisht të rëndësishme, veçanërisht për ata që për herë të parë dhe pa asnjë përvojë përpiqen të arrijnë atë që kanë planifikuar. Një mentore e suksesshme ka numër të madh të kontakteve nga të cilat do të përfitoni. Ata janë më se të nevojshëm në secilin segment dhe mentorja do të dijë se kur dhe si të lidhet me një person të caktuar.

Me që ra fjala…

Një tipar kyç për programin tonë të mentorimit www.stella.mk është që ne ju lidhim me një mentore e cila është më e përshtatshmja për ju dhe do të keni seanca individuale këshillimi të cilat mund ti bëni në mënyrën që ju përshtatet juve më së shumti, për kohë më të shkurtë ose më të gjatë…

…Ju duhet vetëm të plotësoni formular që të jeni të mentoruar http://bit.ly/stellamentee dhe/ose të bëheni mentore http://bit.ly/stellamentor, ndërsa ne do t’i shqyrtojmë kërkesat tuaja sa më shpejt që të jetë e mundur dhe do të ju lidhim me personin e duhur.

Post a comment