Blogu

Thirrje për aplikime

Pozicioni: Koordinator/e e projektit, Rrjeti Stella
Periudha e punësimit: me kohë të pjesshme, 1 Shkurt 2020 – 30 Qershor 2020 (pesë muaj), me mundësi të zgjatjes së kontratës

Rreth Rrjetit Stella
Stella është një organizatë qytetare e iniciuar nga një grup entuziastësh që duan të përmirësojnë qasjen në arsimin e lartë dhe fuqizimin ekonomik për gratë dhe vajzat në vend dhe në mbarë botën. Stella lidh gratë dhe punon për të krijuar rrjete solidariteti, dije dhe përvoje. Përmes projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme, organizata synon të kontribuojë në një diskutim në nivel shtetëror për pengesat sociale dhe strukturore me të cilat duhet të përballemi për të mbështetur gratë dhe vajzat në vetë-përmbushjen e tyre. Ekipi ynë beson fuqimisht në rëndësinë e bashkimit dhe mbështetjes në zhvillimin e potencialit tonë.

Rreth projekteve
Projekti “Së bashku ngritemi: me ndërrmarëse për të forcuar komunitetet rurale” synon të sigurojë punëtori, mentorim dhe mbështetje për gratë dhe vajzat që jetojnë në zona rurale të cilat kanë ide për të filluar bizneset e tyre. Projekti përqendrohet në komunitetet rurale, komunitete të margjinalizuara dhe do të përfshijë rajone të ndryshme të vendit. Stella do të sigurojë mentorim individual përmes Rrjetit ekzistues të mentorimit të grave, si dhe trajnime dhe mundësi të rrjetëzimit për të rritur aftësitë sipërmarrëse dhe zhvillimin e ideve të biznesit për vajzat dhe gratë nga këto komunitete.
Projekti “Mbështetja e fuqizimit ekonomik të vajzave dhe grave në zonat rurale” synon të lidhë gra dhe vajza që punojnë / duan të punojnë në sfera të ndërlidhura dhe të ofrojë informacione për mundësitë ekzistuese për përfshirje ekonomike dhe fuqizim. Stella synon të fuqizojë gratë dhe vajzat në zonat rurale duke u lidhur me gra dhe vajza të tjera, duke shkëmbyer informacione, mundësi dhe njohuri. Projekti do të implementohet në rajon, duke lidhur gra dhe vajza kryesisht në bashkitë rurale në secilin nga tre rajonet e planifikimit me shkallët më të larta të papunësisë: Jugperëndimi, Verilindja dhe rajoni i Pollogut.

Në zbatimin e projekteve, Stella do të punojë me ministri të ndryshme, komuna, organizata civile dhe rrjete profesionale në vend.

Përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen dhe koordinimin e ekipit të Stella-s, koordinatori/ja i/e projektit do të ketë përgjegjësitë e mëposhtme:
Menaxhim të kohëzgjatjes së përgjithshëm të projektit, përfshirë zbatimin e aktiviteteve të projektit, koordinimin financiar dhe administrativ të projekteve, raportimin financiar dhe narrativ, monitorimin dhe vlerësimin;
Kryerjen e detyrave të përgjithshme administrative, duke përfshirë por jo eksluzivisht në mbështetjen logjistike, menaxhimin e dokumentacionit të projektit, koordinimin e pagesave, koordinimin e përkthimit dhe shtypjen e materialeve, dokumentimin dhe azhurnimin e të dhënave të lidhura me projektin, përgatitjen dhe redaktimin e dokumenteve dhe kontratave.
Komunikim me publikun dhe palët e treta, përfshirë këtu prezantimin e organizatës në evente, konferenca, trajnime, si dhe ngjarjeve të organizuara nga donatorët dhe organizatat partnere, azhurnim të rregullt të mediave sociale me përmbajtje për aktivitetet e projekteve, sigurimin e dukshmërisë së partnerëve në dokumente, evente dhe në shfaqjet në media.

Kualifikimet
Të detyrueshme:
Përvoja e punës: Kandidati/ja duhet të ketë të paktën një vit përvojë pune të mëparshme në koordinimin dhe/ose menaxhimin e projekteve.
Arsimi: Kandidati/ja duhet të posedojë një diplomë universitare. Magjistratura konsiderohet si avantazh.
Shkathtësitë me media dixhitale dhe tradicionale: Kandidati duhet të ketë parasysh rastet ku nevojiten shfaqjet mediatike dhe të ketë përvojë në prezantimin publik. Kandidati/ja duhet të jetë në gjendje të menaxhojnë profilet e mediave sociale, përfshirë menaxhimin dhe azhurnimin e faqes së Facebook-ut dhe përgatitjen e përmbajtjes për webfaqen e projektit.

Kompetencat e përgjithshme:
Njohuri dhe ekspozim ndaj çështjeve që lidhen me fuqizimin e grave dhe vajzave, përfshirë qasjet për adresimin e çështjeve të ndjeshme dhe dimensionet e tyre politike, etnike, racore, gjinore dhe socio-ekonomike;
Familjaritet me kontekstin aktual politik dhe shoqëror në Maqedoni;
Familjaritet me menaxhimin administrativ dhe praktikat e buxhetimit;
Aftësi të mira për menaxhimin e kohës – Projektet janë të orientuara drejt rezultateve, kështu që koordinatori pritet të punojë nga shtëpia dhe në mënyrë të pavarur të prioritizon kohën dhe mundin sipas planit të projektit.  Ndonjëherë kërkohet  disponueshmëri dhe mundësi për të udhëtuar në vende të ndryshme brenda vendit.
Disponueshmëria për raportim tek ekipi dhe donatorët sipas negocimit.

Procesi i aplikimit
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre, letrën e motivimit (jo më shumë se një faqe) dhe detajet të kontaktit për dy persona që mund të bëjnë rekomandime nëse kandidati hyn në listën e përzgjedhur, deri më 13 janar 2020 në [email protected].
Kandidatët e zgjedhur do të ftohen në intervistë me ekipin e Stella-s.

Post a comment