Të qenurit e arsimuar si në Maqedoni dhe jashtë saj më ka dhënë mundësinë që të zbulojë vetveten duke fituar njohuri për kulturat, kombësitë dhe religjionet tjera. Për më tepër, arsimimi në vetvete ka zgjeruar këndvështrimin tim në lëmi që as nuk do ti kisha imagjinuar. Unë jam basketbollsite dhe trajnere dhe nga janari kam koordinuar një projekt për përfshirjen e romëve nëpërmjet sportit në Evropë për një OJQ me bazë në Budapest. 

Frymëzimi im janë femrat e forta- qoftë ato rreth meje apo ato të njohura. Të parit e një femre emocionalisht të fortë dhe financiarisht të pavarur pa mos qenë e ndikuar nga pritshmëritë shoqërore dhe duke bërë atë që ka qëllim të bëjë është shumë frymëzuese dhe inkurajuese. Historitë e tyre të suksesit janë pikfillimi jo vetëm për femrat por per të gjithë individët që synojnë të jetojnë sipas rregullave të veta