Sara Milenkovska aktualisht është duke punuar si Asistente në Programin për zhvillim në NMSI, një program që punon në përkrahjen e anti-korrupsionit, të drejtat e njeriut, profesionalizimin e mediave dhe qeverisjen e mirë. Angazhimi i saj shoqëror filloi në Kryqin e Kuq dhe më vonë evoluoi në drejtim për të mbrojtur barazinë gjinore, solidaritetin dhe lirinë e fjalës (shtypin) në OJQ të ndryshme, platforma, konferenca, nisma etj. Përvoja e saj e gjerë në debatim aktiv, gara debati, dhe më vonë mësimi i debatit për gjeneratat e reja e ka ndihmuar atë në adresimin e çështjeve të rëndësishme sociale publikisht. Aktivizmi qytetar, nga ana tjetër, e ka shtyrë atë të kuptojë nevojën për demokraci të drejtpërdrejtë dhe pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në proceset demokratike. Për më tepër, ajo punon si gazetare dhe krijuese e përmbajtjes në Meduza, platforma e parë feministe në Maqedoninë e Veriut. Koncepti i mentorimit dhe i mbështetjes ka qenë i pranishëm në jetën e saj që në moshë të re. Rritja i saj ka luajtur një rol kritik dhe thelbësor në atë që është sot. Duke qenë e rritur nga një nënë e vetme, e cila është një poete dhe një luftëtare për shkaqe sociale, e ka shndërruar atë në një idealiste, e cila beson se vetëm duke u bashkuar dhe duke punuar drejt një qëllimi të përbashkët, ne mund të përmirësojmë pozicionin e secilit individ brenda shoqërisë. Kjo është arsyeja pse ajo është aq krenare që është bashkëthemeluese e Stella.