Unë kurrë nuk ndaloj së studiuari dhe kjo është një arsye për suksesin tim dhe për jetën time të përmbushur, nuk ndihem e frikësuar për diçka të re ose për ndryshime në jetën time. Investimi në arsim ishte investimi më i mirë për veten time. Dua ta ndaj dhuratën time me të gjitha gratë në botë, të mësoj se si t’i perceptojë njerëzit, t’i mësoj si ato të njohin manipuluesit menjëherë, duke i mbajtur ata në një distancë të sigurt në jetën e tyre, kështu që ato të shijojnë suksesin e tyre dhe ato do të kenë jetë private të lumtur. Ato do të mësojnë shumë nga përvoja ime e jetës si një grua në botën e burrave (shumë vite udhëheqëse në korporata) si një nënë, bashkëshorte, motër dhe grua, si qenie njerëzore. Unë kam 2 libra më të shitur në Amazon “The Winning Skill” dhe “Courageous World Catalysts II” dhe program për gratë “Aftësia Fituese – Mëso si të perceptosh njerëzit” në faqen time të internetit www.thewinningskill.com. Frymëzimi im për programin e trajnimit si dhe libin tim është GRUAJA – gruaja si një shënjestër e manipulimeve në jetën e saj profesionale dhe private.